Fundamenti

Diant Ramaj debutoi me Copenhagenin në ndeshjen e Conference League

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Portieri kosovar, Diant Ramaj, i cili gjatë afatit kalimtar u bashkua me Copenhagen, ka bërë debutimin e tij me skuadrën daneze.

Ai ishte titullar në ndeshjen e mbrëshme të Conference League, ndaj skuadrës gjermane, Heidenhaim, shkruan IndeksOnline.

Pavarësisht humbjes së Copenhagen, Ramaj u vlerësau për paraqitjen e tij në ndeshjen e mbrëmshme.

Mobi Casa

“Ai bëri paraqitje të mirë. E lexoi mirë lojën dhe pati disa pritje të mira. Ai ka aftësi teknike dhe taktike në aspektin e leximit të lojës, nuk ka presion, i sheh hapësirat e lira dhe e ka guximin që të luajë. E lehtë është të kesh guxim kur ke aftësi në këto aspekte të lojës.”, ka thënë trajneri i Copenhagenit, Jacob Neestrup.

Ndërkohë Diant Ramaj ishte i kënaqur me debutimin e tij me fanellen e Copenhagenit.

“Ishte fantastike që debutova në këtë stadium. Ka qenë ndjenjë shumë e mirë edhe pse rezultati nuk ishte ai që ne e dëshironim. Por, do të kemi tjetër ndeshje javën e ardhshme. E kishim lojën nën kontroll në pjesën e parë, ndërsa gjërat nuk funksionuan në pjesën e dytë. Por, nga kjo ndeshje ne duhet t’i marrim gjërat e mira”, ka thënëportieri 23-vjeçar pas ndeshjes për mediumin danez “Tipsbladet”./IndeksOnline/