Talentët sfidojnë dijen në lëndën e matematikës në “Olimpiada Matematike e Gjilanit”

Gjilan – Rreth 140 nxënës të shkollave të ulëta të komunës së Gjilani, të shtunën janë sfiduar për dijen më të mirë të tyre në lëndën e matematikës në Olimpiadën Matematike “ Gjilani 2013”, të organizuar nga OJQ “Union Plus” dhe në mbështetje të Drejtorisë Komunale të Arsimit.
Kryetari i komunës, Qemajl Mustafa, duke hapur zyrtarisht këtë eveniment të rëndësishëm arsimor, i cili në Gjilan çdo vit po zgjon kërshëri edhe më shumë, ka inkurajuar garuesit e kësaj lënde ekzakte, duke premtuar se Komuna do të jetë gjithmonë në mbështetje të kësaj fryme garuese.
“Kam shumë besim se ju do të arrini edhe më shumë suksese se viteve të mëhershme, sepse lufta për dije nuk ndalet kurrë, e aq më tepër për dije të mbretëreshës së shkencave natyrore. Duhet synuar gjithnjë se vetëm me punë dhe suksese mund të arrihet niveli më i lartë arsimor. Jo rastësisht sot kemi student të komunës sonë që shkollimin po e bëjnë në Universitetet më prestigjioze në botë”, ka theksuar Mustafa
Edhe , Xhevdet Thaçi, ligjërues i matematikës në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë, ka përgëzuar garuesit dhe organizatorin për punën e mirë që sipas tij, po behët në lëndën e Matematikës në komunën e Gjilanit.
“Punoni pandërprerë e dojeni sa më shumë këtë lëndë dhe s’do mend se suksesi i juaj nuk do të mungojë”, ka thënë Thaçi.
Fehmi Sylejmani, koordinator i Olimpiadës matematike të Gjilanit, ka thënë se interesimi i nxënësve për këtë betejë të dijes ishte mjaft i madh, ku numri i nxënësve që sfiduan dijen ishte 136 nxënës, të përfshirë nga shkollat e mesme të ulëta(VI- IX).
Ai ka treguar se rrugëtimin e mëtutjeshë për këtë dije, do ta vazhdojnë tetë nxënës në Durrës , në Olimpiadën Mbarëkombëtare, prej 24 maj deri më 26 maj. Tre të klasave VII, tre të VIII dhe dy të IX, derisa një nxënëse e klasës së shtatë më 10 dhe 11 maj në Durrës do ta përfaqëson Gjilanin në Olimpiadën e 14 mbarëkombëtare “Festë Matematika 7”.
Derisa nxënësit më të mirë, të klasës së gjashtë në këtë Olimpiadë të Gjilanit, që kësaj radhe kanë 6 nxënës , meqë vendin e tretë e ndajnë 4 nxënës, janë shpërblyer vetëm me medalje dhe dhurata modeste.
Sylejmani ka pohuar se të gjithë nxënësit pjesëmarrës janë pajisur me nga një certifikatë për pjesëmarrje dhe nga një laps kimik, të siguruar nga DKA e Gjilanit, e cila viteve të fundit pa rezervë po i mbështet garat e matematikës.
Sipas tij në Durrës, qytetin e Gjilanit do ta përfaqësojnë këta nxënës:Valdrin Jonuzi, Ndrit Azizi, Nita Sylejmani(klasa VII), Ardita Berisha, Muhamet Zahiri, Rreze Jerliu(VIII) , Elira Sadiku dhe Erion Hamiti (IX), por nuk përjashtohet mundësia që edhe vendi i tretë (Monika Bunjaku) të merr pjesë në Olimpiadën gjithëkombëtare në Durrës.
Emin Ramadani, kryetar i komisioneve për Kontrollim të Detyrave, ka thënë se gjithçka në këtë sfidë të dijes ka shkuar ashtu siç është planifikuar.
“Edhe përkundër që kishte numër të madh nxënësish, Olimpiada ka qenë në nivelin e duhur, derisa edhe garuesit në përgjithësi kanë dëshmuar përformancë të lartë për këtë lëndë ekzakte dhe mjaftë tërheqëse”, ka thënë arsimtari Emin, duke shtuar se konkurrencë mjafte e madhe këtë herë ka pasur në klasat e gjashta dhe të nënta, e po të njëjtit mendim ka qenë edhe Nazlije Azizi, anëtare e Komisionit për Kontrollimin e detyrave në klasën e nëntë.
Ndërkaq, Elira Sadiku, fituese e kësaj gare në klasën e nëntë, e emocionuar për suksesin e saj të dytë me radhë, ka falënderuar organizatorin dhe institucionet arsimore, për punën dhe ndihmën që po e bëjnë për këtë ngjarje madhore, duke premtuar se edhe nga Durrësi do të kthehet triumfalisht.
Gjilani vitin e kaluar ka qenë nënkampion i Olimpiadës Mbarëkombëtare për klasën e tetë, derisa edhe tre herë tjera ka qenë po ashtu nënkampion në klasë të ndryshme(7-9), kurse në vitin 2009 ishte edhe kampion mbarëkombëtar për klasën e nëntë./rajonipress/
Rezultatet zyrtare të Olimpiadës matematike “Gjilani 2013”
Klasa e VI
Bleron Shabiu, “Selami Hallaci”
Dion Salihu, “Musa Zajmi”
Leart Ajvazaj , “Selami Hallaci”
3 . Endi Sahiti, “Musa Zajmi”
3 . Drilon Morina, “Skënderbeu”
Rilind Ramadani, “Thimi Mitko”
Klasa e VII
Valdrin Jonuzi, “Selami Hallaci”
Ndrit Azizi, Selami Hallaci”
Nita Sylejmani, “Thimi Mitko”
Klasa e VIII
Ardita Berisha, “Musa Zajmi”
Muhamet Zahiri, Lagjja 2
Rreze Jerliu, “Thimi Mitko”
Klasa e IX
Elira Sadiku, “Selami Hallaci”
Erion Hamiti, “Thimi Mitko”
Monika Bunjaku, “Selami Hallaci”