Mobi Casa

Takohen Mustafa e Haradinaj për të rrëzuar qeverinë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Zhvillime interesante në skenën politike kosovare. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, janë takuar mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku kanë diskutuar rreth bashkërendimeve të aktiviteteve opozitare, raporton televizioni Klan Kosova.

Pas takimit që zgjati rreth një orë në një restorant të Prishtinës, Mustafa e Haradinaj treguan për Klan Kosovën rrugët që do t’i ndjekin për të rrëzuar qeverinë Thaçi.

Ata treguan edhe për hapat që do t’i merr LDK-ja për mocionin e AAK-së dhe koalicionin e mundshëm pas zgjedhor.

Uji Dea

Detajet e tjera dhe deklarata e liderëve opozitarë, do t’i transmetojmë në edicionin qendror të lajmeve në orën 20.

Marrë nga Klan Kosova