RCCOLA

Takimi i radhës, me surpriza!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri Hashim Thaçi pritet që nga Brukseli të kthehet me “shportën” plot, duke sjellë marrëveshjen për telekomin, pasi që “trajektorja” e Prishtinës zyrtare dhe e Bashkimit Evropian për kodin e ri telefonik është në një “target’ me planin e Bashkimit Evropian. Të paktën kështu shpresojnë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, tri ditë para se të zhvillohet raundi i ardhëm i bisedimeve Kosovë-Serbi në nivel kryeministrash.

Prishtina zyrtare pret kompromis edhe nga Beogradi për çështjet e hapura, energjinë dhe telekomin, ndërsa zgjedhjet e 3 nëntorit përbëjnë temën tjetër e cila konsiderohet si “rezerva e artë” e takimit të 27 gushtit. Ndërsa si tema të tjera që presin në rend, janë të pagjeturit dhe fondi pensional.

Ndryshe, BE ka mbështetur planin e Prishtinës që Kosova ta marrë kodin telefonik +382, ndërsa Serbia të operojë në Kosovë nëpërmjet një operatori virtual. Por, kryeministri serb Ivica Daçiq ka këmbëngulur që kodi të ndërrohet me një operator mobil serb në Kosovë, siç është “Vala” dhe “Ipko”, që është kundërshtuar nga dy palët.

UBT

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri deklaroi se pala kosovare dhe Bashkimi Evropian po presin përgjigjen e Serbisë për telekomunikacionin dhe energjinë, me qëllim që të diskutohen edhe tema tjera.

“Ne si palë kemi qëndrime të përbashkëta me Bashkimin Evropian dhe tani po presim përgjigje nga pala serbe.Fokus i veçantë do t’i kushtohet organizimit të zgjedhjeve në nëntor dhe jam e sigurt se të tri palët, BE, Kosova dhe Serbia do të ripërsërisin thirrjet për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale në veçanti për katër komunat në veri”, ka thënë Tahiri…(Zëri)