UBT

Takimet Rama -Vuçiq, vetëm fasadë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Takimet mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë thjesht fasadë për ta legjitimuar pushtetin e tyre me mbështetje të Perëndimit. Kështu thotë gjatë një interviste për gazetën “Zëri” analisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja, duke shtuar se marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve, ashtu sikurse edhe midis popujve të tjerë të Ballkanit, do të mundë të përmirësohen vetëm me konsolidimin e demokracive dhe lirive në vendet respektive, me kultivimin e kulturave humaniste dhe me lulëzimin e ekonomive të qëndrueshme.

Kryeministrat, Rama dhe Vuçiq, në një debat në emisionin televiziv “Okruzenje”, i cili u transmetua para disa ditëve deklaruan njëzëri se duhet të ndodhë pajtimi shqiptaro-serb meqë, sipas dy kryeministrave, kjo është e vetmja rrugë për rajonin.

Eco Higjiena

Zëri: Si i vlerësoni takimet e fundit të kryeministrave, Rama dhe Vuçiq?

Lubonja: E para gjë që mund të them është se më mirë që bëhen këto takime dhe këto shfaqje mediatike me këto deklarata për bashkëpunim sesa të nxitet urrejtja, siç ndodhi me ngjarjet në stadiumin e Beogradit.