FITORJA

Takimet e para midis Beogradit dhe përfaqësuesve të Luginës

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Në komunën e Bujanocit sot do të zhvillohet një takim midis përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve të komunave shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky takim ku do të marrin pjesë, kryetari i Trupit Kordinues Qeveriar për Luginën, Zoran Stankoviq dhe kryetarët e komunave dhe liderët e partive në Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë do të jetë edhe me praninë e shefit të zyrës së OSBE-së në Luginën e Preshevës, Erik Manton.

Sipas B92, ky takim nga autoritetet serbe është vlerësuar si njëri ndër më të rëndësishëm në jug të Serbisë, pas të ciliu dotë duhet të ulen tensionet dhe të arrihet një prag i tolerancës së dyanshme ndërmjet përfaqësuesve politik nga Lugina e Preshevës dhe institucionet shtetërore serbe.

Edhe pse takimet dhe gjthçka lidhje me të është pregaditur larg syve të publikut, informacionet që i transmeton B92, thuhet se kryetari i trupit Koordinues Zoran Stankoviq që nga 2 nëntori kur edhe është emëruar, me politikanët shqiptar nga Lugina e Preshevës ka shenuar një dialog të përgjysmuar.

GRANDEMALL

Tek disa prej tyre, para së gjithash tek Riza Halimi, si deputet popullor, Stankoviq ka hasur në një mur të rezistencës, tek i cili është shfaqur një pakenaqësi pasi deputeti Halimi ka dashur që kryetari i trupit koordinues të jetë ministër e jo nënpunës shtetëror. Përfaqësuesi i Qeverisë së Serbisë pritet të marrë nga përfaqësuesit shqiptarë të Luginës listën e kërkesave të tyre.

Liderët shqiptar kanë formuluar një listë me 9 pika me të cilën kërkohet nga shteti i Serbisë dhe bashkësia ndërkombëtare që të zgjidhë problemet me të cilat hasen shqiptarët.Në këtë listë janë të përfshira të drejtat dhe liritë kolektive, përdorimin e gjuhës, simboleve nacionale, kthimin e të shpërngulurve, arsimin, integrimin e shqiptarëve në institucionet publike, dhe kështu me radhë e deri tek situata katastrofike ekonomike në këto komuna./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.