Taipi në garë për formacionin e vitit në Zvicër

Mesfushori shqiptar, Gjelbrim Taipi, ka vazhduar me sukseset e tij në futbollin zviceran.Ish-anëtari i Shkëndijës së Tetovës që aktualisht luan në Wil, ka pasur një vit fantastik me klubin e njohur zviceran.
Taipi me Wilin janë favoritët kryesorë për tu ngritur në elitën e futbollit zviceran, ndërsa shqiptari është vlerësuar lartë për paraqitjet e tij.
Ai është futur në mesin e lojtarëve më të mirë për formacionin e Challange Ligës në Zvicër.
Në 17 ndeshje këtë edicion me Wilin, Gjelbrimi ka arritur të shënoi një gol ndërsa ka dhuruar pesë asistime për bashkëlojtarët e tij.
Kujtojmë që gjatë afatit kalimtar të verës ai u kërkua me ngulm nga skuadrat e njohura zvicerane si Grasshopper, Luzern, Thun e St Gallen, por vendosi të qëndroi te Wil për të arritur objektivin e madh, rikthimin në Superligë dhe për këtë gjë janë afër që t’ia arrijnë.
Në garë për një vend në mesfushë është edhe Benjamin Kulolli./Telegrafi/