Fundamenti

Tahiri: Qeveria paradoksale siç është edhe vetë Kurti, paradoksal

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar si një mandat të mbushur me paradokse dhe premtime të parealizuara.

Në RTVDukagji, Tahiri shprehu pakënaqësinë e saj për mënyrën se si Kurti ka udhëhequr qeverinë, duke theksuar se pritjet e qytetarëve për ndryshim janë zbehur shumë.

“Çdo qeveri rrjedh nga populli, prej mekanizmit të demokracisë së votës. Dhe kjo është thënie amerikane qeveri e popullit për popullin. Qeveria bëhet për popullin kur shteti, ku qeveris qeveria përparon. Krijon mirëqenien, krijon imazh në planin ndërkombëtare. Pasuron apo përmirëson ekonomin. Por nuk i bën të kundërtat”.

RCCOLA

“Unë kam parë këtë mandat të Qeverisë Kurti, pra shumë premtime, shumë pushtet me një paradoks, gjithë ato premtime, gjithë ato dështime apo mos mbajtje të pretimeve. Do ta quaja Qeveria paradoksale siç është edhe vetë Kurti, paradoksal. Sepse është populist, premton shumë, qysh ka premtuar që do të ketë një shkop magjik t’i ndryshojë gjërat. Ky krejt pra premtimet i harroi apo nuk i realizoi. Qe konkretisht po i përmendi këtë javë; lexojmë lajme, çdo ditë skandale, të korrupsionit, mega skandale”, ka thënë Tahiri.

Tahiri gjithashtu kritikoi qasjen e Kurtit për të fokusuar vëmendjen në qeveritë e kaluara në vend që të përqendrohet në sfidat aktuale të vendit.

“Ardhja e Kurtit e Kurtit në pushtet, pra nuk ka qenë një qeverisje me suksese, më zhvillim, vetëm e kanë pas aneksën për qeveritë e kaluara. Këtë e gjënë gjithmonë. Qeveritë e kaluara, janë të kaluara. Kanë dhënë apo marrë shpërblim apo përgjegjësi për të kaluarën. Por qeveria e tashme duhet me merret me ato sfida që i ka shteti”, u shpreh Tahiri.