Fundamenti

Tahiri: Qeveria Kurti katër vitet e fundit ka shkatërruar shpresën për një jetë më të mirë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësime të mëdha pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se në seancën e së enjtes do të diskutohet për dy çështje kryesore: Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe largimin masiv të të rinjve nga Kosova.

Tahiri deklaroi se janë larguar 45 zyrtarë të teknologjisë informative nga komunat e vendit, me qëllimin e vetëm uljen e pagave të tyre.

Ai kritikoi ashpër Qeverinë për përpjekjet e saj për të partizuar administratën dhe për diskriminimin ndaj këtyre zyrtarëve.

“Përmes këtij ligji, synohet të partizohet niveli i mesëm i administratës, ndërsa zyrtarët e teknologjisë informative në komuna janë larguar me qëllim të uljes së pagave,” theksoi Tahiri.

Eco Higjiena

Ai gjithashtu u ndal te largimi masiv i të rinjve nga Kosova, duke thënë se katër vitet e fundit kanë shkatërruar shpresat për një jetë më të mirë dhe mundësi punësimi.

Kjo ikje masive, sipas Tahirit, është rezultat i mungesës së drejtësisë dhe perspektivës në vend.

Tahiri kritikoi edhe raportet zyrtare për papunësinë, duke i cilësuar ato si të manipuluara dhe të shkëputura nga realiteti.

Ai akuzoi qeverinë se po manipulon me statistikat, duke pretenduar se papunësia është më e ulët se në vendet e BE-së dhe Zvicër.

Në lidhje me politikat rajonale, Tahiri vuri në dukje se Kosova është e izoluar në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë përjashtimin nga nisma të rëndësishme si ushtrimi Defender Europe 2023, dhe përballjen me sanksione nga BE-ja. Sipas tij, për katër vite nuk është arritur asnjë njohje e re ndërkombëtare./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.