ARKATANA

Tahiri: Nga bllokada politike po përfiton vetëm Qeveria, opozita s’mund të heshtë më

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike që po e përshkon vendin pas zgjedhjeve të 21 prillit, duke akuzuar qeverinë në detyrë për përfitim të qëllimshëm nga situata dhe duke kërkuar një reflektim të menjëhershëm nga opozita.

“Nga kjo bllokadë aktuale politike, përfitues i vetëm është pushteti aktual. Si opozitë paraprake, duhet ta shohim këtë realitet”, ka shkruar Tahiri në një postim në Facebook.

Sipas tij, qeveria në detyrë, me mbi 350 persona të emëruar politikisht – përfshirë kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe stafin përkatës – po qëndron në pushtet pa një mandat të ri, duke shtyrë çdo zhvillim të rëndësishëm deri pas zgjedhjeve lokale të tetorit.

“Kjo nuk është rastësi, është një strategji e qëllimshme për të shtyrë çdo zhvillim deri në zgjedhjet lokale. Qetësia e tyre nuk është përgjegjësi shtetërore, por një llogari e ftohtë për pushtet dhe fushatë,” ka shtuar ai.

Tahiri kërkon nga opozita që të mos e shohë situatën si lojë taktike, por të ndërmarrë tri hapa konkrete menjëherë:

Nisjen e dialogut brenda kampit opozitar;

Përgatitjen për vendimin e pritshëm të Gjykatës Kushtetuese;

Ndjekjen e afateve kushtetuese për formimin e qeverisë së re.

ARKATANA

Ai paralajmëron se nëse Lëvizja Vetëvendosje arrin të formojë qeveri me 61 deputetë, atëherë ndryshimi mund të vijë vetëm në fillim të vitit 2026. Por nëse nuk arrin – dhe sipas Tahirit, Albin Kurti nuk e dëshiron këtë opsion – atëherë duhet formuar një qeveri opozitare, e cila në tre muajt e parë do të ndërmerrte pesë veprime konkrete:

Uljen e çmimit të energjisë;

Rritjen e pagave në sektorin publik;

Anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës;

Përgatitjen e zgjedhjeve lokale;

Fillimin e procesit për zgjedhjen e Presidentit – dhe nëse dështojnë, të shkohet në zgjedhje të reja.

Në fund, Tahiri jep një paralajmërim të drejtpërdrejtë për opozitën:

“Opozita e ka në dorë largimin e shtabit zgjedhor të VV-së nga qeveria qendrore. Mos ua jepni kohën, mjetet dhe institucionet për fushatë pa asnjë përgjegjësi. Përndryshe, kur ta kenë marrë edhe pushtetin lokal, mos t’vajtojmë!”, ka shkruar ish-deputeti i AAK-së./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.