UBT

Synimet për rritjen e çmimit të rrymës, Bajrami: Për kë po punon Qeveria/ZRrE, a po lulëzon mafia energjetike

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka reaguar pasi Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike po synon rritjen e çmimit të rrymës.Së fundmi Ymer Fejzullahu nga ZRrE, i është drejtuar qytetarëve me “gjejeni rrymën më lirë dhe blijeni”.

Këtë deklaratë Bajrami e ka quajtur tallje me qytetarët , duke shtruar pyetje se apo tallet Qeveria/ZRrE me qytetarët, si dhe apo lulëzon mafia energjetike në Kosovë.

FIDANISHTJA

“KEK-u, që është ndërmarrje publike ia shet KESCO-s energjinë me çmim 29.5 euro/MWh, ndërsa çmimi i energjisë në bursën HUPX për nesër asnjë orë nuk bie nën 100 euro/MWh, e ata që më së miri i dinë këto, po tallen me qytetarët sot e çdo ditë. E derisa ZRRE po tallet me qytetarët, qeveritarët nuk kanë nxjerrë asnjë zë për çështjen që do të prekë xhepin e secilit dhe do ta dëmtojë rëndë ekonominë e vendit tonë. Me të vërtetë është tallje me qytetarët deklarata e kryetarit të Bordit të ZRRE-së, sepse është pikërisht çmimi i energjisë elektrike ai me të cilin qytetarët dhe bizneset nuk po pajtohen.

E kryetari i Bordit të ZRRE-së paska thënë: “Gjejeni rrymën vetë me lirë dhe blejeni” Por, pyetja është: Ku mund të gjindet më lirë?”.“KEK-u, që është ndërmarrje publike, ia shet energjinë KESCO-s për 29.5 euro/MËh, ndërsa ekziston një marrëveshje që e detyron KEK-un t’ia shesë të gjithë energjinë e prodhuar KESCO-s, e cila më pas na e shet neve me çmim tashmë të dyfishuar. Pra, këta po tallen me ju dhe me ne, sepse gjetja e energjisë elektrike më lirë sesa nga KESCO është e pamundur sepse asnjë nga operatorë privat të licenuar nga ZRRE-ja nuk mund të marrin energji elektrike nga KEK-u. Blerja nga operatorët privatë do të thotë blerje e energjisë së importuar, e cila në bursën HUPX kushton minimum 100 euro/MËh. Janë dy pyetje që kërkojnë përgjigje të menjëhershme: Për kë po punon Qeveria/ZRRE-ja? A po lulëzon mafia energjetike në Kosovë?”, ka shkruar Bajrami.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.