Shahini kritika partive: Janë disa që nuk kanë shpalosur ende programin para elektoratit

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka kritikuar disa parti që ndonëse jemi në javën e dytë të fushatës, ato ende nuk i kanë publikuar programet e tyre, raporton Ekonomia Online.
Ai nënvizoi rëndësinë e përzgjedhjes së partive që kanë dëshmuar përvojën e tyre në të kaluarën.
Shahini në një intervistë për Ekonomia Online ka vlerësuar se partitë kryesore janë në garë serioze, ndërsa rezultatet pritet të jenë të ngushta dhe interesante.
“Ne jemi duke parë katër partitë serioze në garë dhe do të jetë shumë e ngushtë në të ardhmen për arsye se janë disa parti që janë duke ofruar program të mirë ekonomik dhe politik dhe po ashtu integrues duke përfshire ehe sigurinë në anëtarësim në NATO. Por, jemi duke parë edhe disa parti të cilat ende nuk kanë program dhe nuk kanë shpalosur para elektoratit dhe ne duhet të fokusohemi në programe të mira që ofrohen dhe duhet të besojmë atyre partive që në të kaluarën janë dëshmuar secila sepse nuk kemi ndonjë parti të re që nuk ka përvojë tani kanë përvojë dhe kanë lënë një gjurmë në të kaluarën që ne mund të bazohemi në të ardhmen, ne i shohim tri partitë më të mëdha, garuesit potenciale për vend të parë dhe kjo do të dëshmohet në ditët në vijim”, ka thënë ai.
Shahini ka vlerësuar gjithashtu se zgjedhjet pritet të sjellin surpriza.Shahini ka theksuar rëndësinë e demokracisë në Kosovë dhe vlerën e këtyre zgjedhjeve për imazhin e vendit në rajon.
“Gjithmonë jemi duke bërë këtë analizë në bazë të përformance që po jepen në programe ekonomike dhe politike në terren dhe në bazë të perceptimit që po u jepet qytetarëve gara do të jetë e ngushtë interesante dhe befasuese dhe befasimi në këto gara kanë me qenë dy partitë të cilat janë Vetëvendosje dhe Aleanca Nisma si parti më e vogël. Këto partitë tjera do të jenë partitë të cilat do t’i kthehen votuesit tek baza e vet do të kthehen vota ndëshkuese tek partitë e veta, kurse do të marrim edhe vota merituese. Demokracia në Kosovë do të jep shembull të mirë se Kosova është vend demokratike dhe respektohen rezultatet si një lider në Ballkan për demokraci”, ka thënë ai.