Mobi Casa

Syla e Geci presin prokurorinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Publikisht dihen personat e përfshirë në rast e deri diku dihet edhe ngjarja. Por, edhe pse kanë kaluar rreth dy muaj e gjysmë nga 28 tetori i vitit të kaluar, prej kur ndodhi incidenti ndërmjet ish deputetit Gani Geci dhe deputetit aktual Azem Syla, Prokuroria Themelore në Mitrovicës nuk ka qenë në gjendje ngritë aktakuzë apo të mbyllë hetimet. Bëhet fjalë për incidentin e 28 tetorit 2013 kur në Skenderaj dyshohet se pati një përledhje ndërmjet Gani Gecit e Azem Sylës. Në atë rast pati edhe shkrepje armësh.

“Hetimet ende janë duke vazhduar dhe pas përfundimit të tyre, në bazë të provave të siguruara, prokuroria do të vendosë për ngritje ose jo të aktakuzës për këtë rast”, thotë Liridona Kozmaqi, zëdhënëse e Prokurorisë së Shtetit. Ajo nuk është në gjendje të tregojë se kur prokuroria do të ketë një përgjigje përfundimtare për këtë rast. Incidenti ndërmjet Sylës dhe Gecit ndodhi në kohën kur në këtë qytezë po mbahej një tubim parazgjedhor i PDK-së.

FIDANISHTJA

Policia në atë kohë deklaroi se rasti ishte një rrahje në progres ku i dyshuar u cilësua Gani Geci me bashkëpunëtorë. Në rast përveç prokurorisë vendore, ishte përfshirë edhe EULEX-i. Por më vonë ky mision këtë dosje e përcolli tek prokurorët vendorë. Ish deputeti Gani Geci konfirmon për “Tribunën” se e ka dhënë një deklaratë para një prokurori vendor dhe një tjetri nga EULEX-i./Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.