Shtatë aktakuza të ngritura për ngacmim, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar tri (3) kërkesa për paraburgim kundër tre (3) personave dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar tri (3) kërkesa për paraburgim kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Vetëgjyqësia”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”./rajonipress/