Syla: Administrata do të ofrojë shërbime më cilësore, efikase dhe më transparente

Gjilan – Bardhyl Syla që vije nga radhët e LDK-së tha se Drejtoria e Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, synim kryesor do të ketë ofrimin e shërbimeve sa më cilësore, efikase dhe transparente për të gjithë qytetarët të cilët frekuentojnë për realizimin e kërkesave të tyre.
Bardhyl Syla një kohë të gjatë ka qen pjesë e drejtorisë së arsimit, por thotë se këtu ku ndodhet tani e ndien vetën më mirë, pasiqë është në sektorin e profesionit të tij. Ai vije nga LDK-ja dhe ishte ndër më të votuarit në zgjedhjet e fundit.
“Fillimisht ndihem i privilegjuar për besimin e dhënë nga ana e Kryetarit të Komunës z. Haziri, por njëkohësisht për mua është edhe përgjegjësi për ta udhëhequr këtë drejtori kaq e rëndësishme” tha Syla për rajonipress.
“Me përvojën time pesëmbëdhjetë vjeçare në administratën komunale, do të fokusohem në udhëheqjen dhe zbatimin e një qeverisje administrative duke u bazuar në rend të parë në legjislacionin në fuqi, krijimin e lehtësirave teknike administrative në raport me qytetarët, rritjen e efikasitetit, ngritjen e përgjegjësisë dhe disiplinën në punë, aplikimin e sistemit elektronik online për t’u pajisur me disa nga dokumentet e gjendjes civile që do të mundësojë qytetarëve shërbime të shpejta në çdo kohë dhe nga çdo largësi, për të përmbushur kërkesat e përditshme të tyre dhe si i tillë është edhe një nevojë e dukshme e epokës digjitale, ri funksionalizimin dhe mirëmbajtjen e katër kompjuterëve publik të sofistikuar ( e-kioska), të cilët janë të vendosura në tri pika të qytetit dhe një në fshatin Cernicë, që mundësojnë ofrimin e shërbimeve të shpejta dhe sa më afër qytetarëve për tu pajisur me dokumente të nevojshme pa prezencën e zyrtarëve të administratës, ri funksionalizimin e sistemit ueb sms që nënkupton se palët – qytetarët do të marrin me kohë njoftimin përmes sms-së lidhur me përgjigjet në kërkesa të parashtruar organeve komunale, sigurimin e informatorëve për qytetarët në ueb faqen e Komunës, në tabelat elektronik dhe fizik brenda objektit ku kryhen shërbimet si dhe në broshura për të gjitha llojet e dokumenteve që janë të nevojshme për aplikim, qoftë në kuadër të Sektorit të Gjendjes Civile, qoftë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, për ta afirmuar parimin e punës së hapur të administratës, e cila konsiderohet një ndër parimet fundamentale të veprimtarisë së saj në raport me qytetarët, rritjen e personelit të kualifikuar dhe profesionist për t’i përmbushur me efikasitet” thotë Syla.
Syla tha se do të ketë profesionalizëm dhe me kohë do të kryhen shërbimet administrative, rregullimin e infrastrukturës teknologjike me kapacitet të plotë të funksionimit si dhe çdo pajisje tjetër e nevojshme për t’iu lehtësuar zyrtarëve kryerjen e shërbimeve sa më shpejt dhe me profesionalizëm si dhe shumë aktivitete të tjera që paraqesin shtyllat bazike përmes së cilave qytetarët do të marrin shërbime cilësore dhe të shpejta administrative në Komunë” tha Syla./rajonipress/