FITORJA

Alban Hyseni priti ambasadorin e BE-së në Kosovë Aivo Orav

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, njëherit shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Aivo Orav, ka vizituar Komunën e Gjilanit, ku është prit nga kryetari Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun.

Në takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin mes pushtetit lokal dhe qendror, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit, trashëgiminë kulturore dhe mundësitë e turizmit.

I pari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se bashkëpunimi me Bashkimin Evropian, është tejet i rëndësishëm.

“Përveç raportit tonë si shtet që kemi me BE-në, është një model që e aspirojmë ne qoftë si integrim e si historik. Po ashtu është i rëndësishëm edhe për zhvillimin e komunitetit tonë, por edhe të projekteve që kanë kosto të lartë”, tha Hyseni.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, falënderoi ambasadorin e BE-së për vizitën, i cili është edhe vlerësim dhe të shprehim mundësit për bashkëpunim.

Nga ana tjetër përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, tha se është kjo vizita e parë në Gjilan dhe falënderoi Hysenin për pritjen dhe bisedën e frytshme.
“Takimi me kryetarin ishte vërtet miqësor, ku kam mësuar shumë gjëra si nga fusha ekonomike, politike, potencialin që ka kjo komunë dhe po ashtu edhe nga fushat tjera”, tha ambasadori Aivo Orav.

Uji Dea

Më tej shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, theksoi se BE-ja është donatori më i madh në Kosovë.

“BE-ja është që të përafroi Kosovën sa më shumë me BE-në. Me kryetarin kemi biseduar edhe për BE-në. Shpresoj që Kosova të anëtarësohet sa me shpejt të jetë e mundur në BE”, tha ambasadori Orav.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, ambasadori Aivo Orav, bashkë me kryetarin Alban Hysenin, dhe nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun, kanë vizituar edhe Muzeun Etologjik të financuar nga BE, duke parë veshje tradicionale, mjete dhe artizanale që sjellin trashëgiminë e pasur kulturore të rajonit.

Po ashtu vizituan edhe Shkollën Teknike “Mehmet Isai” projektin e rinovimit të efiçiencës së energjisë të financuar, të cilat sipas ambasadorit janë të shkëlqyeshme me rezultate.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë ka takuar edhe përfaqësues të shoqërisë civile, ku biseduan në forcimin e partneriteteve.

Vizita përfundoi me takimin me bizneset e Komunës në Gjilan, ku ka dëgjuar shkëmbyer mendime për çështje me interes të përbashkët. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.