Surroi i bashkohet protestës së studentëve
Studentët protestues para rektoratit të Universitetit të Prishtinës, nesër (e enjte) do ta kenë edhe mbështetjen e ish-politikanit dhe publicistit, Veton Surroi. Pjesëmarrjen në protestën e nesërme, Surroi e ka paralajmëruar përmes rrjetit social Facebook.
“Është obligim imi qytetar. Të enjten, në 12, do të jem me studentët”, ka shkruar Surroi.
Studentët e Universitetit të Prishtinës tash një javë po protestojnë para Rektoratit, duke kërkuar shkarkimin e rektorit Ibrahim Gashi, pas shpërthimit të skandalit me publikimet shkencore të tij dhe profesorëve tjerë nëpër revista shkencore të rreme. /Telegrafi/


