FITORJA

Surdulli: Shkelje të rënda të ligjit dhe rregullores për subvencione në komunën e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Duke i konstatuar shkeljet drastike të Ligjit mbi Financat Publike, respektivisht të Rregullores së Ministrisë së Financave, nr.04/2017, mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, thërrasim kryetarin e Komunës z. Lutfi Haziri, të merr masa të menjëhershme për shfuqizimin e vendimit të komisionit komunal për ndarjen e subvencioneve për kulturë, rini dhe sport, duke e themeluar një komision tjetër vlerësues, profesional që ka përvojë dhe integritet, me mandat për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve dhe të veprojë në harmoni të plotë me ligjin, respektivisht me rregulloren gjegjëse. Në të kundërtën, prokuroria themelore duhet ta hetojë këtë proces në tërësi ka thënë Shefik Surdulli.

Reagimi i plotë i Surdullit

Mobi Casa

Shkeljet e hetuara të kësaj rregulloreje, sipas kapitujve, neneve dhe paragrafëve përkatës, kanë të bëjnë me:
* mostransparencën e punës së komisionit vlerësues;
* mos sigurimin e dy-shkallshmërisë në trajtimin e ankesave të aplikantëve;
* mos emërim ekipit përgjegjës për monitorim të zbatimit të projekteve/programeve;
* mospublikimin në faqen elektronike të komunës, të vendimit lidhur me përfituesit, në afatin ligjor prej 7 ditëve pas ditës së marrjes së vendimit;
* tejkalim i kuotës prej 5% nga kodi buxhetor prej 76410 € për subvencione, për përkrahje të OJQ-ve;
* trajtim jo të barabartë dhe diskriminim i aplikuesve, etj.
Ta zëmë, si mund të shpjegohet fakti që klubet e futbollit të cilat garojnë në të njëjtën ligë, me poena të njëjtë vlerësimi, të shpërblehen në mënyrë asimetrike?! P. Sh: Klubi i Futbollit
“Galaksia”, përkundër vlerësimit me 64.75 pikë, i ndahen 1000 €, ndërsa Klubi Futbollistik “Bashkimi”, me 64 pikë, shpërblehet me 4500 €!
Pastaj, si është e mundur që OJQ dhe Klube sportive, të jenë përfitues të dyfishtë, si: OJQ-ja “QPKA” të fitoj dy projekte/programe (të të njëjtës kategori, madje ka indikacione edhe për konflikt interesi!), në vlerë prej 9100 €, ndërsa Klubi Futbollistik (Femra) “Intelektualet”, përfiton 6720 € përmes dy projekteve, e në anën tjetër, diskriminohen Ekipe Sportive elite, të nivelit superior të garimit nacional, madje edhe evopian!
Në rangun e përfituesve të financimit të projekteve/programeve, gjithsesi bi ne sy edhe ndikimi politik – përfitues anëtar i kuvendit, partner i koalicionit qeverisës. Si shpjegohet kjo?!
Mandej, brenda listës së përfituesve, ka dyshime të ndarjes së mjeteve financiare në mënyrë retroaktive (projekti është realizuar para vlerësimit të aplikacioneve!).
Pra, këto dhe shumë shkelje të tjera të evidentuara në këtë rast, janë arsye e mjaftueshme për ndërmarrjen e masave të menjëhershme nga kryetari i komunës, z. Lutfi Haziri. Në të kundërtën, tërë këtë proces duhet ta hetojë Prokuroria Themelore në Gjilan thuhet në reagimin e Shefik Surdullit këshilltar komunal, nga PDK./rajonipress//

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.