RCCOLA

Surdulli: Për në Verbicë të Kmetocit, Rexha i AAK-së e ka thesin e shqyer

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryetari i AAK Dega në Gjilan , Rexhep Kadriu, ndoshta ka menduar të bëjë “sevap’’ , ne këtë muaj të shenjt të Ramazanit, duke ndihmuar renovimin e çezmës së Verbicës, por kjo vepër ka rrjedhë me iniciativën dhe fondin e bashkatdhetarëve tanë të Verbicës, në diasporë si dhe me kontributin e bashkëfshatarëve verbicas thotë ne reagimin e tij Shefik Surdulli.

Kjo çezme vërtetë është e ndërtuar në vitin 1939, në fund të fshatit dhe që atëherë rrjedh pandërprerë dhe shuan nevojat e mëdha të një pjese të familjeve që nuk kanë ujë për pije por edhe për bagëti.

Ne nuk mund dhe nuk duam ta pengojmë asnjë njeri apo grup që dëshiron të ndihmoj çfarëdo aksioni apo iniciative vullnetare për të mirën e qytetarëve tanë. Përkundrazi, e përshëndesim çfarëdo kontributi, e edhe kontributin e zotit Kadriu, gjithsesi. Por, mënyra se si ndërhyn kryetari i AAK-së Kadriu, jo vetëm këtu në Verbicë, duke ia lënë namin vetës për vepra që nuk janë të tijat, por janë të qytetarëve përkatësisht qeverisjes komunale e të vendit, nuk i bënë nderë Rexhës dhe as që mund t’i mashtroj qytetarët e Verbicës duke u premtuar para e projekte ‘’grandioze”.

RCCOLA

Ai veç sapo shpenzohet kot e pe lodhe veten më shumë, sepse qytetarët tashmë e kanë kuptuar prapavijën e këtyre ”aksioneve” të Rexhës, madje shumë syresh edhe i kanë shndërruar në batuta.

I bëjë të fala Rexhës së AKK-së se për në Verbicë, ai e ka thesin e shqyer, dhe nuk do t’ia mbajë asnjë votë.

Verbica e Kmetocit, ndonëse një vendbanim i bukur e pitoresk, vetëm 7 km larg qytetit, deri më 2008, rrezikohej të zbrazej për shkak të kushteve të vështira për jetë. Pas tetë muajsh nga ardhja në pushtet e Partisë Demokratike, fshati u bë me rrugë të arsfaltuar. U përgatit për asfaltim edhe rruga tjetër unazorë që përmes Malishevës, Verbicës lidhë Gjilanin me magjistralen për Dardanë dhe Bujanoc. Tashmë është i hapur edhe tenderi për ujësjellësin e Verbicës, i financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe komuna e Gjilanit, të cilat i falandërojmë dhe u jemi mirënjohës për këto vepra madhore për qytetarët. Si rezultat i këtyre investimeve të Komunës dhe qeverisë, tani më Verbica ka shtuar numrin e familjeve, nga 45 sa kishte deri në luftën e fundit, në 65 familje. Pra, me qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës, Verbicën e Kmetocit, e presin ditë edhe më të mira thuhet nw reagimin e Surdullit./rajonipress/