Fundamenti

Surdulli: Kush po na udhëheq, ishalla nuk ndodhë ndonjë tragjedi?

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ish kreu i Kamenicës Shaip Surdulli për rajonipress ka vlerësuar negativisht punën e Begzad Sinanit në këtë tre mujor të parë. Surdulli thotë se Sinani bëri shumë shkelje ligjore qysh në start, largoj shumë punëtor, e në vend të tyre solli militant partiak. Pa asnjë shpjegim hoqi fotografinë e Ibrahim Rugovës nga zyrja. Me keqardhje të dielën është djegur pjesërisht zyra pritëse e komunës, por shpresojmë se nuk do të ndodh ndonjë tragjedi, kur kemi parasysh se kush e udhëheq komunën e Kamenicës ka ironizuar Surdulli.

Ish kreu i Kamenicës Shaip Surdulli duke i bërë një vlerësim punës së Begzad Sinanit në 100 ditshin e qeverisjes ka dhënë shumë vërejtje që nga formimi i koalicionit e deri tek përfshirja nga zjarri të objektit të komunës. “Koalicioni PDK – AAK – AKR – minoritetet serb e romë në përkrahje të kandidatit të PDK-së Begzad Sinani nuk ka qenë qëllim mirë e as për të mirën e qytetarëve të komunës, por për interesa personale të personave të caktuar që me Begzad Sinanin mund të bëjnë manipulime dhe mund të realizojnë qëllime personale më shumë” sqaron Surdulli.

Surdulli thotë se kemi tërhequr vërejtjen se Kryetari Sinani nuk ia filloi punës mirë që nga dita e parë e marrjes së mandatit, më 19 dhjetor 2013, kur dha urdhër që asnjë punëtorë i administratës komunale në objektin ku është zyra e kryetarit mos ta presin në komunë, përveç një punëtori që është mirëmbajtës, ku më pastaj pasi ka hyr në zyre me përkrahësit militant të tij në zgjedhje i ka thirrur vetëm disa prej tyre që të kthehen në vendet e tyre të punës,

“Që nga ditët e para të punës ka bërë transfere të një numri të madh të shërbyesve civil duke bërë ndërrime të vendeve të punës me përparësi për anëtarët e PDK-së dhe të AKR-së. Në zyrën e tij ka pranuar një shofer, asistente, zyrtare të protokollit dhe së fundi për me u ndreq me AAK, pas dy muajve e gjysmë ka pranuar Lulzim Lecin shef të kabinetit të kryetarit, i cili nuk ka qëndruar në zyre as kur ka qenë nënkryetar në mandatin e kaluar, por kjo është bërë në pamundësi të emërimit të dy zëvendëskryetarëve shqiptar, derisa Fatmir Matoshi që nga ditët e para ka filluar të kryej detyrën e nënkryetarit”.

Sipas Surdullit edhe pse pas regjistrimit të fundit të popullsisë minoritetet janë afër 5% dhe deri mbi 10% të përkatësisë së minoriteteve komuna nuk është e obligueshme të ketë nënkryetar shtesë, megjithatë kryetari e ka emëruar Dragisha Saviq nënkryetar shtesë.

“Për tre muaj ditë është mbushur komuna me punëtorë të rinj apo me ish drejtora të AAK-së dhe të gjithë me kontratë në vepër, që është e kundërligjshme për tu paguar këta punëtorë nga buxheti për mallra dhe shërbime, përveç për ndonjë rast specifik, sikur në mandatin tonë kemi pasur dy rojtarë të pyjeve dhe dy punëtorë për mirëmbajtjen e ambientit, kurse tani ka pranuar punëtorë pa nevojë për administratën komunale, por këtë e ka bërë për të zbutur premtimet e mëdha për punësim në mënyrë të kundërligjshme” shton Surdulli.

Në një konkurs të shkollës së mesme teknike për disa vende të punës që kishin kontratë deri në dhjetor 2013, për shkak se kanë qenë ose pa fakultet ose me bachelor, sipas një udhëzimi administrativ të MASHT, nuk është respektuar ky udhëzim administrativ në disa raste, të cilët kandidatët janë ankuar në organet kompetente dhe me siguri do të realizojnë të drejtat e tyre të ligjshme shton Surdulli.

Fundamenti

Surdulli thotë se në vend se të shpallet konkursi për bursa për student vetëm për raste që shfrytëzuesit e bursave nuk kanë mundësi të sjellin dëshmi për kryerjen e vitit akademik në vijim, sikur që është vepruar në mandatin tonë të udhëheqjes së komunës, para një jave drejtoria e arsimit ka shpallur konkurs për të gjithë numrin e mundshëm rreth 190.

“Vet Kryetari Sinani me shoferin Isuf Delinuzi më 10.03.2013 i kanë hequr disa fotografi të Presidentit legjendar Ibrahim Rugova në zyret ku kanë qenë këto fotografi të drejtorisë për buxhet dhe financa. Edhe në zyret tjera janë hequr fotografitë e Ibrahim Rugovës. Edhe pse vendosja e fotografisë së Ibrahim Rugovës nuk është e qëndrueshme me ligj, kjo nuk do të thotë që është e ndaluar të qëndroj kjo fotografi. Por këtu kemi të bëjmë me mos durim, urrejtje, jo tolerancë të zotit Sinani ndaj çdo gjëje që lidhet me LDK-në” tha Surdulli.

Sipas tij edhe pse në Kuvendin Komunal ka një shumicë të koalicionit qeverisës, megjithatë ka mangësi të udhëheqjes dhe marrjes së vendimeve konform procedurave dhe ligjeve në fuqi, ku si pasojë nga dy mbledhje të punës të Kuvendit Komunal që janë mbajtur deri më tani, janë anuluar dy vendime nga MAPL.

“Kryetari Sinani ka ndërhyrë edhe në shëndetësi me rastin e emërimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKMF-së deri sa ka zv. drejtor . Qendra e mjekësisë familjare në Roganë ka punuar me dy ndërrime 7-22, kurse me të fituar kryetari i ri, në këtë ambulantë punohet deri në ora 19, edhe pse objektit ekzistues iu ka shtuar një objekt i ri me pajisje për laborator, rëntgen, mami, mjekësi e përgjithshme etj dhe ky investim është bërë që kjo qendër e mjekësisë familjare të punojë 24 orë për t`i shërbyer një numri prej rreth 15.000 banorë. Ky investim është bërë në vitin e kaluar me bashkeinvestim në mes komunës dhe një shoqate të shtetit të Kuvajtit”

Një tjetër defekt Surdulli thotë se kryetari Sinani në javën e kaluar pa kurrfarë arsyeje ka shkarkuar nga pozita e komandantit të shërbimit të zjarrfikësve zotin Riza Bunjakun, i cili ka qenë shembull shumë i mirë në Kosovë se si të udhëhiqet shërbimi i zjarrfikësve, i cili shërbim është kompetencë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kështu që veprimi i kryetarit Sinani është kundërligjor.

“Qe tre muaj nuk ka filluar asnjë projekt i ri i këtij viti, por vetëm janë duke vazhduar projekte të vitit të kaluar të mandatit tonë si ujësjellësi dhe trotuari në Hodonoc.
Si aktivitete ka bërë vizita në Zvicër dhe Turqi me delegacione, duke bërë shpenzime të buxhetit pa vendim të Kuvendit Komunal dhe pa procedura të prokurimit. Gjatë këtyre tre muajve të udhëheqjes ka më pak ndriçim publik, ka më shumë mbeturina përskaj rrugëve regjionale dhe në qytet. Me keqardhje të dielën është djegur pjesërisht zyra pritëse e komunës, por shpresojmë se nuk do të ndodh ndonjë tragjedi, kur kemi parasysh se kush e udhëheq komunën e Kamenicës” ka ironizuar Surdulli./rajonipress/