Fundamenti

Surdulli falënderon Zvicrën për projektet e financuara

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, e ka falënderuar Qeverinë Zvicerane, për projektet e financuara që kanë qenë mjaft transparente, ku përmes tyre janë realizuar projekte në interes të qytetarëve, debate me qytetarë, mbështetja për hartimin e planit zhvillimor komunal dhe planit zhvillimor urban, si dhe projekte të tjera.

Përfaqësues të Logos-it, Matthias Boss, Daniel Kessler dhe Norbert Pijls, me bashkëpunëtor, të hënën kanë vizituar komunën e Kamenicës. Ata u interesuan për investimet që janë bërë nga Logos-i, në komunën e Kamenicës, si edhe për investimet tjera të realizuara.

Mobi Casa

Po ashtu u interesuan edhe për prioritetet që do t’i ketë komuna për këtë vit, funksionimin e kuvendit etj. Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka falënderuar Qeverinë Zvicerane, që ndihmesa e tyre ka qenë mjaft transparente, ku përmes tyre janë realizuar projekte në interes të qytetarëve, debate me qytetarë, mbështetja për hartimin e planit zhvillimor komunal dhe planit zhvillimor urban, si dhe projekte të tjera. “ Komuna e Kamenicës, ka nevojë në menaxhimin më të mirë të mbeturinave, ndërtimin e disa urave, trajtimi i ujërave të zeza, e që për këtë të fundit duhet buxhet, kurse komuna e Kamenicës, posedon një buxhet të kufizuar” tha ndër të tjera Surdulli.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal Enver Mavriqi, ka thënë se ekzekutivi dhe legjislativi në komunën e Kamenicës, funksionon shumë mirë dhe mundohemi që të punojmë në interes të komunës dhe të gjithë qytetarëve të kësaj komune. “ Kuvendi ka 27 delegatë, kurse dy janë vëzhgues që i përfaqësojnë interesat e komunitetit pa të drejtë vote, delegatëve materiali u dërgohet në mënyrë elektronike dhe shtatë ditë përpara, siç është edhe e paraparë me ligj, komiteti për politikë dhe financa dhe komiteti për komunitete mbanë mbledhje të rregullta” tha ndër të tjera Mavriqi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: