Hidromorava

Surdulli: Akuzat e opozitës tendencioze dhe fëminore

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kreu i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli për rajonipress thotë se arrestimi i zyrtares se prokurimit nuk ishte lajm i mirë e as i këndshëm për të, por akuzat e opozitës i quan tepër joserioze dhe fëminore. Askush nuk është mbi ligjin dhe në këtë rast as zyrtarja ime, por unë jam përpjekur gjithmonë që të luftojë të keqën dhe dukuritë negative në administratë. Unë pres hetime fer dhe korrekte dhe kërkojë nga opozita që të jetë e durueshme dhe konstruktive.

Nuk e ka pritur mirë lajmin për arrestimin e zyrtares së tij Hatixhe Canaj. Por është i shqetësuar me mënyrën e komunikimit të opozitës dhe akuzat e tyre për të akuzuar e lidhur me rastin pa pasur as më të voglin lidhje me rastin.

Shaip Surdulli kryetar i komunës së Kamenicës për rajonipress thotë se arrestimi i Hatixhe Canajt ka qenë një lajm shumë i pakëndshëm për të dhe jo i mirë. “Kjo ka ndikuar që të mërkurën me propozimin tim, shefi i personelit Sami Morina e ka bërë suspendimin e kësaj zyrtareje nga marrëdhënia e punës për tre muaj me pagesë deri në ndonjë vendim të organeve gjyqësore” tha Surdulli.

FIDANISHTJA

Surdulli megjithatë është i befasuar me akuzat tejet të pa mbulesë të partive opozitare. “Isha i befasuar me këtë fjalor dhe me këtë gjuhë shumë denigruese, ende pa pasur asnjë hetim zyrtar dhe asnjë vendim as të Prokurorisë e as të Gjykatës. Unë nuk e kam mbrojtur asnjë zyrtar apo kushdo qoftë ai që është marrë me punë të liga. Për këtë kam punuar gjithmonë dhe kam kërkuar nga punonjësit e administratës që të jenë të kujdesshëm dhe të paraqesin të gjitha rastet eventuale të kësaj natyreje” tha Surdulli.

Surdulli thotë se në mandatin e tij qeverisës është përpjekur që të instalojë transparencën në Komunën e Kamenicës, llogaridhënien e çdo zyrtari komunal.”Ky përkushtim imi nuk ka munguar për asnjë moment dhe kemi pasur rezultate të mira, përparim e progres pozitiv. As ky rast që është i izoluar nuk do të më lëkund për asnjë çast që të vazhdoj me punë për Kamenicën shembull në të gjitha fushat”.

Surdulli ka kërkuar nga opozita që të jetë e durueshme dhe të përcjellin tërë procesin e Hatixhe Canajt e jo të japin paragjykime dhe linçime nga më të ndryshmet.”Unë jam krenar për punën e mirë që e kemi bërë dhe s`kam frikë nga kjo dhe madje as që kam ndonjë akuzë të ngritur për asnjë lloj afere. Niveli i thashethemeve nuk e ndihmon opozitën për të ardhur në pushtet, përkundrazi e devalvon rolin e tyre opozitar” tha Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.