Super Januzaj, vjen me asistim fantastik
Hamburgu në kuadër të xhiros së 13-të të Bundesligës, ka mposhtur 3:1 Borussia Dortmundin, në një ndeshje të dominuar nga vendasit.
Golin e vetëm për Dortmundin, e shënoi Aubameyang, në minutat e fundit të ndeshjes, pas një asistimi mahnitës që mori nga Adnan Januzaj.
Januzaj në këtë ndeshje u inkuadrua në minutën e 69’, duke e zëvendësuar Marco Reus./Indeksonline/


