Sulmuesi shqiptar po shkëlqen në Championship të Anglisë
Sulmuesi shqiptar, Anis Mehmeti ka realizuar dy gola dhe ka bërë një asistim në fitoren e Bristol Cityt.
Të shtunën në kuadër të xhiros së 18-të të kategorisë së dytë të futbollit anglez, Bristol City e mposhti Plymouthin me rezultatin e thellë 4:0.
Mehmeti e shënoi golin e dytë dhe të tretë për Bristolin në minutën e 62-të dhe 70-të. Asistimin e bëri te goli i parë.
Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i dalluari te skuadra e tij.
23-vjeçari Mehmeti tashmë ka të shënuar gjashtë gola në 18 ndeshje të luajtura.
Ka kontribuar edhe një asistim.