RCCOLA

Sulmuesi kosovar, Ilir Azemi shënon në fitoren e Furthit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Greuther Furthi i Ilir Azemit dhe Mërgim Mavrajt ka shënuar fitore të rëndësishme të hënën si mysafir i Bochumit me rezultat 0:2, në kuadër të javës së 24-të në Bundesliga 2.

Mavraj nuk ka luajtur fare në këtë takim, derisa sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës është inkuadruar në minutën e 76-të të ndeshjes.

RCCOLA

Madje, Azemi në çastet e fundit të takimit ka arritur të shënojë gol, për rezultat përfundimtar, 0:2. Kjo fitore e mban ekipin e dy kosovarëve në vendin e dytë në tabelë me 43 pikë, katër më pak sesa kryesuesi, Kolni./ORAinfo/