Uji Dea

Sulmohet fizikisht dhe ofendohen asambleistët e Vetëvendosjes në Viti!

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Viti – Piunët e kryetarit Haliti sulmuan fizikisht dhe ofenduan rëndë integritetin e asambleistëve vetëm për faktin se nuk mundën të ballafaqohen e as të dëgjojnë për zhytjen e tyre të thellë në keqpërdorime thuhet në reagimin e LVV.

Reagimi i plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra Viti, ka potencuar faktin së pushteti komunal në Viti i drejtuar nga shtytësi kryetari Haliti dhe vartësit e tij manipulativ po bëhen gjithnjë e më të egër, kërcënues, zhvatës dhe mbi të gjitha të dëmshëm për interesin e qytetarëve të Vitisë!

Sot në përfundim të pjesës së parë të seancës së rregullt në Kuvendin Komunal, të gjithë asambleistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë sulmuar dhe fyer rënd në integritet personal.

RCCOLA

Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra Viti, përmes asambleistëve ka denoncuar rastin në Polici, duke besuar në reagimin dhe marrjen e masave të duhura dhe ruajtjen e përfaqësuesve të qytetarëve, nga këto grupe. Besojmë që Policia mund të merr video incizimet në ambientet e kuvendit. Krejt kjo situatë ka ardhur për shkak, të pamundësisë për të mbuluar keqqeverisjen në Viti dhe tentimin për të mbytur zërin qytetarë. Në ambientet e kuvendit komunal vie Dren Haxhiu, djali i shefit të kabinetit, për të sulmuar fizikisht asambleistin Durim Sylejmani.

Gjatë periudhës së njëjtë shefi i kabinetit të kryetarit të komunës Jakup Haxhiu, fyen rënd të gjithë asambelistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Po ashtu, fyerje të tilla kanë ardhur edhe nga Hysen Ymeri, Drejtues i Burimeve Njerëzore dhe vetë shefit të kabinetit të Sokol Halitit, Jakup Haxhiu.

Meqenëse kjo ka ndodhur në të njëjtën kohë nga brenda e jashtë në formë banditeske e të ultë, tregon që kjo ka qenë e sinkronizuar në mes njerëzve kryesor të kryetarit Haliti. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti, dënon këtë akt banditesk të papranueshëm dhe të ultë.

Si Lëvizje VETËVENDOSJE! mbesin fuqishëm të përkushtuar drejt mbrojtjes së interesit të qytetarëve të Vitisë dhe denoncimeve pranë organeve të rendit! Lëvizja VETËVENDOSJE!, Viti fton qytetarët të denoncojnë e bashkëpunojnë me organet e rendit për shkeljet e bëra nga bashkë keq-qeverisja e keqë udhëhequr nga kryetari Haliti apo edhe të i drejtohen Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Qendrës së Viti-së.