ZN

Sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit – Bislimi konfirmon se policia u ka kërkuar ndihmë ndërkombëtarëve për hetimet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi thotë se institucionet e Policisë kanë kërkuar bashkëpunim me segmente të caktuara ndërkombëtare lidhur me sulmin që ndodhi në kanalin e ujit në Zubin Potok.

Bislimi në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se pasi sulmi ka ndodhur në kanalin që sjell ujë, do të jetë e vështirë që në vendin e krimit të gjenden dëshmi të caktuara.

ZN

“Institucionet e policisë kanë kërkuar bashkëpunim me segmente të caktuara ndërkombëtare, por duhet të kuptojmë edhe natyrën e krimit. Sulmi terrorist ka ndodhur në kanalin që sjell ujë. Do të thotë që edhe shpërthimi ka ndodhur aty dhe rrjedhimisht do të jetë e vështirë që në vendin e krimit të gjenden dëshmi të caktuara. Dëshmitë që ne kemi kanë të bëjnë me komunikimet që kanë ndodhur përpara sulmit dhe ndoshta pas saj, që pastaj kërkojnë një natyrë tjetër të forensikës”, tha Bislimi.

Ndërsa, sot NATO e ka bërë të qartë se Aleanca nuk do të përfshihet në asnjë hetim ndërkombëtar, siç është kërkuar, sepse “kjo detyrë i takon ekskluzivisht Policisë së Kosovës”, e kjo ndryshe nga çfarë ishte vepruar me sulmin terrorist në Banjskë.