ARKATANA

Suksesi i Donat Sylës në kampionatin Ballkanik për Yutha në Rumani

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Trajneri i KB Dritës dhe përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në boks, Musli Zymberi, ka përshkruar rrugëtimin e boksierit Donat Sylës, fitues i medaljes së artë në Kampionatin Ballkanik.

Hidromorava

“Kampionati u mbajt në Ramnicu-Valcea. Shorti deshti që Donati të boksojë dy ndeshje, në gjysmë finale kundërshtarë e kishte bokserin nikoqir Strugariu Rauk.
Ky bokser kishte një përvojë të mirë ndërkombëtare, por Donati rundin e parë e filloi, me shtrëngim të tepruar, pa e përfunduar rundin arriti që të lirohet dhe të fitoj rundin. Dy rundet tjera boksoi për mrekulli, sidomos rundi i tretë ishte fenomenal, dora e parë punoi pa ndërpre dhe shumë saktë. Referëve nuk u mbeti tjetër pos me vendim unanim ta shpallin fitues Donatin. Ndeshja finale ishte sfida tjetër e Donatit, e them sfidë ngase, kundërshtari i Donatit Nijaz Kunovac, me short kishte shkuar drejt në finale, që do të thotë, se përparësia ishte në favor të tij.
E para ata kanë pasur rast ta shohin Donatin duke boksu dhe të analizojnë në detaje mënyrën e të boksuarit dhe favori i dytë ishte se rivali ishte më i pushuar.
Në finale Donati boksoi mençurish, duke e shfrytëzu gjatësinë dhe punën në distancë, ku në fund me shumë meritë, me vendim unanim shpallet fitues.
Kjo e arritur e Donatit në kampionat Ballkanik për yutha, është e para, prej kur ekziston boksi Gjilanas.
Shpresojmë se ky është fillimi i sukseseve. Puna, përkushtimi, serioziteti dhe përkrahja nga familja, sigurisht që do të kurorëzohen me suksese. E ardhmja do ta dëshmojë”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.