Fundamenti

S`u intereson “Heroi”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ngjarja nis në vitin 1999 gjatë luftës së fundit në Kosovë. Shkëmbi (Arben Bajraktaraj), një luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me nofkën Heroi, pas luftës përballet me vështirësi të mëdha. Ai jeton në kushte të mjerueshme dhe me shtëpinë e djegur, nuk pranon të bëjë punë të pista për të përfituar.

Megjithatë, krenarinë e tij pas disa viteve do ta përkulë skamja e madhe. Kështu ai heq dorë nga ndershmëria dhe ndërmerr një aksion plaçke për t’ua siguruar bukën e gojës gruas e djalit të tij.

FIDANISHTJA

Heroi përballet tashmë me ndërgjegjen dhe epilogu nuk është mjaft i qartë kur ai e paramendon vetëvrasjen. Ky është rrëfimi i filmit “Heroi” i regjisorit kosovar Luan Kryeziu i cili është dhënë premierë më 18 shkurt, megjithëse ka nisur të realizohet në vitin 2009. Edhe pas 24 shfaqjeve në kinemanë ABC që nga 18 shkurti, ky film nuk ka mbledhur jo më shumë se 1700 shikues, që mesatarja i bie rreth 70 shikues për shfaqje.

Madje 300 nga ta janë shikues në ditën e premierës. Ndërkaq, në vikendin e fundit më 1 dhe 2 mars, në katër termine “Heroi” është shikuar vetëm nga 100 filmdashës. Menaxherja e ABC-së, Miradije Birinxhiku-Vllahiu, vlerëson se është shqetësuese shikueshmëria e filmave shqiptarë në kinemanë e vetme në kryeqytetin e Kosovës…(Tribuna).