GRANDEMALL

Studim: “Rinia shqiptare na intereson”

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Forumi Zviceran për Studime të Migracionit (FSEM) dhe të popullsisë në Universitetin e Neuchâtel-it ka për qëllim për të kuptuar më mirë sfidat, problemet dhe pengesat me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë në Zvicër. Me fjalë të tjera, një studim i tërë do t’i kushtohet kësaj popullate, e cila paraqet gjeneratën e dytë dhe të tretë të valës së emigracionit të shqiptarëve nga Kosova, por edhe nga Maqedonia, Shqipëria dhe rajoni.

Qëllimi?

Ky studim është pjesë e një studimi më të madh në Zvicër, i cili është duke u kryer për të rinjtë. Identifikimi i nevojave dhe sfidave të të rinjve shqiptarë u mundëson aktorëve të integrimit të kuptojnë më mirë gjendjen e tyre dhe të marrin një bazë të mirë për reflektim në politikat e tyre në favor të integrimit. Gjithashtu, falë rezultateve të këtij hulumtimi shkencëtarët do të mund të krahasojnë situatën e shqiptarëve të rinj me atë të zviceranëve të rinj.

Jasmine Truong është bashkëpunëtore shkencore në Forumin Zviceran për Migracion dhe popullsi, me të cilën albinfo.ch zhvilloi një bisedë rreth kësaj teme. Ajo shpjegon se çfarë përmban saktësisht ky hulumtim i ri. “Me këtë studim ne duam të çojmë biseda me të rinjtë me origjinë shqiptare, si dhe me prindërit e tyre”. Ajo siguron se për të marrë pjesë në këtë hulumtim nuk ka nevojë që pjesëmarrësit të kenë aftësi të veçanta. Në të vërtetë, znj Truong thekson se historia e secilit prej këtyre të rinjve i intereson shumë, sepse instituti i saj kërkon të kuptojë sa më mirë mundësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet rinia shqiptare në Zvicër.

Gjatë bisedës, znj Truong nuk hezitoi të rikujtojë se shqiptarët në Zvicër kanë zënë vendin e dytë të popullsisë emigrante më të madhe në Zvicër. Prandaj, edhe në vitet e fundit vërehet se institucionet shtetërore të vendin shprehin një interes më të theksuar për shqiptarët e vendit. Duke e pasur parasysh këtë realitet, ajo thotë se studimi i tyre ka për qëllim të pasurojë njohuritë në lidhje me situatën aktuale të këtij komuniteti dhe përfundimisht të sigurojë që masat politike në lidhje me integrimin të jenë më të përshtatshme në promovimin e mundësive të barabarta.

“Historia juaj na intereson”

FITORJA

Për të realizuar këtë studim FSEM kërkon të rinj shqiptarë me moshë prej 18 deri në 25 vjeç, të cilët do të jenë të shoqëruar nga prindërit e tyre. Megjithatë, duhet theksuar se përfshirja e prindërve nuk është e detyrueshëm, edhe pse ajo është shumë e dëshirueshme, bëjnë të ditur përgjegjësit. Historia dhe përvoja e të rinjve shqiptarë që jetojnë në Zvicër përbën një interes të veçantë për studiuesit. Kalimi i tyre në moshën e rritur është gjithashtu një pikë e rëndësishme. Gjatë takimit, një peshë e posaçme i jepet mënyrës sesi këta të rinj kanë zhvilluar marrëdhëniet e tyre me prindërit e tyre, me vendin pritës (Zvicër), por edhe çështjet që kanë të bëjnë me nocionin e identitetit.

Disa të dhëna rreth këtij hulumtimi:

Kush: Të rinjtë e moshës 18-25 vjeç, shoqëruar nga prindërit e tyre nëse është e mundur.

Si: Intervistat individuale janë anonime.
Koha: Kohëzgjatja për të rinjtë është 1:30 dhe për prindërit 1:00.

Vendndodhja: Hulumtuesit lëvizin me dëshirë.
Gjuha: Dy hulumtuesit gjithashtu flasin shqip.
Qëllimi: Të ndajmë përvojën e tyre personale në jetën e përditshme.

Për të marrë pjesë: Thjesht, kontaktoni
Jasmine Truong, 032 718 39 37, [email protected].
Fjolla Mazreku,studente (frëngjisht dhe histori) Zurich: [email protected]

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.