FIDANISHTJA

Studentët, pro dhe kundër protestave

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Për të rinjtë e Kosovës Qeveria do të rrëzohej me një rebelim kundër problemeve sociale. Të ndarë pro dhe kundër protestës, kosovarët e rinj kërkojnë përgjegjësi nga shteti për të ardhmen e tyre.

Të rinjtë kosovarë shprehen pro dhe kundër protestës për rrëzimin e Qeverisë, që do të mbahet sot (e shtunë), në Prishtinë. Për disa, protesta është mundësia e vetme për të ndryshuar qeverisjen e për të tjerët nuk shihet si zgjidhje për të dalë nga kriza ekonomike dhe sociale. Kosovarët e brezit të ri mendojnë se nëpër parti politike janë instaluar individë dhe grupe që nuk mendojnë për zhvillimin e vendit, por për interesa të ngushta personale. Shumë nga ata para se të dalin në protestë janë shumë të sigurt se shumë shpejt do t’i japin vetes një orientim për të ikur jashtë vendit.

Uji Dea

Lyra Namani, nga Vushtrria, thotë se të rinjtë janë të ngopur me korrupsionin. Ajo nuk i sheh si zgjidhje protestat. “Do të ishte mirë të kishte dialog politik ndërmjet partive që të gjendet mënyra më e mirë e mundshme për tejkalimin e krizës e jo të shfrytëzohen qytetarët veç për interesa politike të tyre personale”. Namani thotë se të rinjtë në përgjithësi duhet të punojnë për këtë vend me forcat dhe njohuritë e tyre e jo t’u shërbejnë partive të ndryshme.“Tashmë jemi ngopur me këtë klasë politike të korruptuar dhe është koha që ky vend të ecë përpara duke u ndërruar kjo klasë dhe në krye të vendit të vijnë njerëz, të cilët kanë potencialë e që të tillë Kosova ka shumë, por duhet të shfaqen aftësitë e tyre dhe në këtë mënyrë do të krijohej një vend i mirë për të jetuar të gjithë qytetarët”, thotë ajo.

Andrin Sopi, nga Gjilani, thotë se do të marrë pjesë në protestë. Ai mendon se Gjykata Kushtetuese e dha verdiktin e vet duke thënë se në Asociacion janë shkelur rreth 21 pika. “Duke marrë parasysh edhe gjendjen e rëndë ekonomike mendoj se rrëzimi i Qeverisë është i detyrueshëm dhe i pashmangshëm. Nesër më 9 janar unë do të jem në protestë”, thotë Sopi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.