FIDANISHTJA

Studentët nga Universiteti i Lyon-it të Francës të gatshëm të ndihmojnë shkollat vitiase

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim studentet nga Universiteti i Lyoni-it të Francës, Auriane Dubreu, Marie Bertrand, Juliette Jaricot dhe Florent Bilali të cilët përmes një projekti nga ky universitet synojnë të ndihmojnë shkollat e fshatrave Debelldeh, Letnicë e Ballancë me mjete konkretizimi për mësim.

Florent Bilali, student i Universitetit të Lyon-it të Francës dhe i angazhuar në realizimin e këtij projekti ndër tjerash tha se nga aktivitetet e shumta që realizuar nga studentet pjesëmarrës në këtë projekt në Francë janë grumbulluar mjete të ndryshme financiare si dhe janë dhënë edhe donacione me të cilën do të ndihmohen shkollat e fshatrave Debelldeh, Letnicë dhe Ballancë me mjete të konkretizimit për mësim.

ARKATANA

Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i ka falënderuar studentët për këtë projekt dhe u shpreh se ata janë të mirëseardhur në Viti.

Përndryshe në këtë takim ka marrë pjesë edhe Fatbardha Emini, Drejtoresh e Arsimit në Viti, e cila theksoi se studentët do të kenë përkrahjen e Komunës së Vitisë, në veçanti të drejtorisë së Arsimit në realizimin e këtij projekti në këtë komunë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.