Hidromorava

Haliti në teren, viziton punimet në rrugën Stubëll e Epërme – Stanqiq

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Viti – Sot vizitova punimet e rrugës me zhavor Stubëll e Epërme – Stanqiq i cili është një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës lokale. Kjo rrugë do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe do të lidhë komunitetet përreth, duke kontribuar në rritjen ekonomike në zonat e vargmaleve të Karadakut ka shkruar Sokol Haliti.

Postimi i plotë:

Përveç kësaj, hapja e kësaj rruge pritet të sjellë përfitime në sektorin e turizmit, duke ofruar ç`asje më të mirë në atraksionet natyrore dhe kulturore të kësaj ane.

Eco Higjiena

Investimet në infrastrukturë gjithashtu do të përmirësojnë sigurinë e qarkullimit dhe do të rrisin cilësinë e jetës për banorët.

Gjithashtu sot vizitova edhe rrugën alternative të Stubllës së Epërme.
Kjo rrugë do të ofrojë një alternativë të sigurtë dhe efikase për përdoruesit, duke lehtësuar lidhjet me fshatrat përreth./rajonipress/