ARKATANA

Studentët i urojnë 5 vjetorin e Pavarësisë Fatmir Limajt

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Një grup i studentëve të Universitetit të Prishtinës përmes disa pllakateve qe i mabnin në duar para Gjykatës Supreme të Kosovës i kanë uruar 5 vjetorin e pavarësisë së Kosovës Fatmir Limajt, ish Komandant Çeliku dhe bashkëluftëtarëve te tij.

Pllakata kryesore mbante shënimin, “Urime 5 vjet shtet! Juve që e çliruat, juve që e krijuat dhe e ndërtuat, juve heronj që ende po sakrifikoheni për të!”.

Nuk kanë munguar as brohoritjet dhe thirrjet e studentëve para Gjykatës Supreme: “Komandant ku je, krejt studentët këtu ike”, si dhe thirrjet “Çeliku, Çeliku…”

Mobi Casa

Kjo iniciativë është bërë në shenjë përkrahje për Limajn i cili po mbahet në paraburgim për rastin Kleçka, raporton infokusi.

Limaj është duke u mbajtur në paraburgim që nga 24 nëntori i vitit të kaluar.