ARKATANA

Studentët gjilanas shkëlqejnë me projekte inovative

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan morën pjesë në Festivalin e Shkathtësive Digjitale në ITP Prizren i cili u mbajt dje. Ata u shkëlqyen në programin Young Innovators dhe garat e Hackthons, duke prezantuar projekte inovative.

Në kategorinë e Young Innovators Program, studentët Erlete Baliqi, Eda Rina Shabani, Blinera Maliqi, Denis Aliti dhe Fitim Myrtaj nën udhëheqjen e Lindita Nebiu Hyseni prezantuan idenë e platformës digjitale “EcoSëap” dhe fituan çmimin e parë. Kjo platformë synon digjitalizimin e riciklimit të letrës në institucione arsimore dhe riinvestimin e fondeve të fituara nga riciklimi për të mirën e institucionit.

Ndërsa në garën e Hackathon-it “Smart City Solution”, studentët Blendi Limoni, Alma Hoxha, Lirim Ymeri, Donesa Shala dhe Altin Pajaziti nën udhëheqjen e Afërdita Ibrahimi zënë vendin e dytë me projektin e tyre “Real Time Traffic Monitoring”. Kjo është një solucion i bazuar në teknologjinë e sensorëve “Inductive loop” për të monitoruar trafikun në kohë reale dhe për të paraqitur të dhëna të detajuara në një hartë në faqen kryesore.

Rektori i UKZ-së, Artan Dërmaku ka uruar studentët për suksesin e tyre të jashtëzakonshëm të arritur në Festivalin e Shkathtësive Digjitale në ITP Prizren.
Ai ka thënë se arritjet e shkëlqyera të studentëve janë burim krenarie për universitetin tonë.

FIDANISHTJA

“Përmes inovacionit dhe përkushtimit, keni treguar potencialin tuaj të jashtëzakonshëm. Uroj që kjo fitore të jetë vetëm fillimi i një udhëtimi të mbushur me sukses dhe arritje të mëdha në të ardhmen” ka thanë Dërmaku.

Festivali u mbajt në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren dhe u financoi nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane.

Ky aktivitet thekson rëndësinë e kryqëzimit të tranzicionit të gjelbër dhe digjital, duke integruar teknologjitë e përparuara për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës.

Organizimi i këtij festivali u bë përmes komponentit Digjital për Biznesin në kuadër të Qendrës së Transformimit Digjital të ITP-së dhe bashkoi 11 universitete publike dhe private në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.