Fundamenti

Studentet e Juridikut të UP-së, të katërtat në botë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Katër studente të Universitetit të Prishtinës i treguan botës aftësitë e tyre juridike, duke zënë vendin e katërt ndër 20 universitete dhe vendin e parë në oratori.

Kosovaret në garën ndërkombëtare, që është mbajtur në Varshavë, e ku për bazë ka pasur një draft-instrument ndërkombëtar që synon ta unifikojë legjislacionin vendës të shteteve anëtare të BE-së për çështje kontraktuale, kanë lënë prapa universitete me renome botërore, si universitetin amerikan të Texasit, atë të Shën Peterburgut, Universitetin shtetëror holandez e të tjerë, raporton KTV.

Ekipi prej 4 studenteve, nën udhëheqjen e profesoreshës Luljeta Plakolli – Kasumi ndjehet krenar për suksesin e arritur, për të cilin janë përgatitur 8 muaj.

Studentja Arbëresha Zogiani, ndërkaq, është zgjedhur juristja me oratorinë më të mirë ndër dhjetëra studente që mbrojtën palët e tyre në gjuhën angleze, e që ishte gjuha e vetme e kësaj gare.

Mobi Casa

Si tregojnë studentet e UP-së, këtrë sukses nuk e kanë pasur aq lehtë ta arrijnë. Ato nuk janë liruar nga provimet, madje nuk kanë pasur as sallë ku të përgatiten për këtë garë.

Trajnuesja e grupit, Plakolli- Kasumi tregon se si kanë mësuar nëpër lokale kafenesh, por kjo nuk e bën të dyshojë për kapacitetet e studenteve të saj.

Ani pse Kosova nuk është anëtare e BE-së, me këtë pjesëmarrje dhe suksesin e treguar, ato kanë marrë të drejtën e pjesëmarrjes në grupet punuese të këtij drafti, i cili pritet të hyjë në fuqi në një të ardhme të afërt.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.