Stërvitjet zgjatin jetën e meshkujve me kancer

Meshkujt e mbijetuar nga kanceri mund të jetojnë më gjatë nëse stërviten, tregojnë studimet e reja.
Kërkuesit kanë analizuar më shumë se një mijë meshkuj të mbijetuar nga kanceri në Shtetet e Bashkuara, gjatë periudhës 1988-1993, të cilët kanë dhënë detaje për nivelin e aktivitetit fizik. Ata janë përcjellë deri në vitin 2008.
Meshkujt të cilët kishin djegur më shumë se 12.600 kalori në javë në aktivitete fizike ishin 48 për qind më pak të prirë të vdesin nga çfarëdo shkaktari, krahasuar me ata që kanë djegur më pak se 2100 kalori në javë.
Meshkujt më fizik ishin 49 për qind më pak të prirë të vdesin nga sëmundjet e zemrës dhe 38 për qind më pak të vdesin nga kanceri.
Studimi është publikuar në edicionin më të ri të revistës shkencore Journal of Physical Activity & Health. /Mjeku.Net/