Pse e ecura është më e dobishme se vrapimi për personat që duan të humbasin peshë
Nëse doni të humbisni peshë, nuk është sekret që disa ushtrime duhet t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja.
Por, një studim i botuar në “Journal of Obesity” krahasoi efektet e humbjes së peshës përmes vrapimit dhe ecjes.
Studiuesit konstatuan një arsye befasuese se ecja ngadalë dhe e qëndrueshme mund t’ju ndihmojë të fitoni garën e humbjes së peshës.
Neurologia Eric Blundy shpjegoi arsyet e këtij rezultati dhe duket se janë dy faktorë që ndikojnë.
“Një nga faktorët është komponenti gjenetik dhe të dy janë hormone,” thotë Blundy. “Hormonet drejtojnë funksione të ndryshme. Në këtë studim në “Journal of Obesity,” hormone të tilla si peptidi YY dhe ghrelini shtojnë ndjesinë e urisë kur ju bëni kardio,” shton ajo.
Me fjalë të tjera, kur rrisni intensitetin e stërvitjes dhe digjni më shumë kalori, trupi juaj përgjigjet duke rritur hormonet e urisë për të zëvendësuar ato kalori të humbura.
Ecja ka efekt më delikat te hormonet dhe uria juaj, duke bërë që të dobësoheni në mënyrë më të ngadaltë, por më të sigurt.
“Ju vraponi për 45 minuta dhe digjni 500 kalori, ndërsa një person tjetër ecën dhe djeg 350 kalori. Pra, duket se vrapi është më i mirë apo jo? Por, kur mbaroni vrapimin, shkoni në shtëpi dhe merrni 500 kalori përmes ushqimit, ndërsa kur mbaroni së ecuri, ktheheni dhe hani normalisht.”
Përtej humbjes së peshës, studimet tregojnë se e ecura ka edhe përfitime të tjera shëndetësore si rregullimi i sistemit kardiovaskular, mirëqenie mendore, gjumë i qetë etj. /Telegrafi/