Hidromorava

Stavileci: Anamorava ka potencial për të zhvilluar agrobiznesin

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Të mërkurën është hapur solemnisht Panairi Rajonal i Ndërmarrësis që synim ka të ofrojë mundësinë bizneseve nga rajoni lindje që të ekspozojnë produktet e tyre nga sfera e bujqësisë. Blerand Stavileci në hapjen solemne tha se Anamorava ka potenciale të mëdha zhvillimore për të avancuar agrobiznesin.

Në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan në prani të shumë përfaqësuesve të bizneseve vendore të rajonit të lindjes, përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë e Tregtisë, kryetarëve të komunave të Lindjes, dhe përfaqësuesve nga Bashkimi Evropian është hapur solemnisht Panairi Rajonal i Ndërmarrësisë i cili sipas Almir Hysenit organizator dhe drejtor në Agjencionin për Zhvillim Rajonal Lindje (AZHRL), ka për synim që të ekspozojnë produktet e tyre nga sfera e bujqësisë.

Hapjen solemne (prerjen e shiritit) e kanë bërë Blerand Stavileci, Qemajl Mustafa, Shaip Surdulli, Abdyl Bajrami dhe Melvin Asin (BE). Duke folur para shumë bizneseve e prodhuesve vendor Blerand Stavileci ministër i Bujqësisë tha se Anamorava ka potenciale të mëdha zhvillimore për të avancuar agrobiznesin.

Stavileci tha se për të pasur sukses në biznes dhe në sferën e bujqësisë duhet pasur guxim, dije dhe kapital. Ministria e Bujqësisë për këto vite ka ndihmuar dhe po ndihmon sektorin e bujqësisë sepse kështu ndihmojmë të rinjtë e gratë që të jenë përfitues të parë.

Stavileci tha se Anamorava ka potencial të madh zhvillimor edhe në sferën e bujqësisë dhe ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen ta përkrahim këtë rajon.

Qemajl Mustafa ndërkaq tha se ekonomia prodhuese është sfiduese sepse po të bëhet si duhet ajo ngjallë të ardhura për shumë familje. Edhe Mustafa tha se ekonomia është faktor thelbësor sepse Anamorava i ka kushtuar dhe po i kushton rëndësi të madhe zhvillimit ekonomik.

Fidanishtja

Abdyl Bajrami nënkryetar i Komunës ë Vitisë tha se ndërmarrësia është bartëse e procesit ekonomik. Sipas tij në këtë drejtim Vitia ka krijuar kushte të mirë për bizneset duke ulur taksat dhe duke ndihmuar në të gjitha fushat punën e tyre.

Ndërkaq Melvin Asin nga Bashkimi Evropian tha se po ndihmojmë në zhvillimin e ekonomik duke ofruar grante. Sipas tij grante kanë fituar ato biznese që kanë ofruar ide dhe që dëshmojnë qëndrueshmëri të projektit.

Në emër të SPARK-ut donatore e këtij panairi foli Aleksandra Jovanoviq e cila tha se ka përkrahur këtë panair sepse ekonomia është baza e një vendi.

Ndërkaq Almir Hyseni nga RDA tha se panairi ka për qëllim t`i ndihmojë bizneset që të ekspozojnë produktet e tyre nga sfera e bujqësisë, industrisë ushqimore dhe shërbimet e tyre në lëmin e turizmit. “Ky panair është përgjigje e kërkesave ndaj bizneseve dhe ndërmarrësve nga rajoni ekonomik lindje , derisa këtu do të marrin pjesë qindra biznese. AZHR Lindje dhe projekti SPARK janë pjesë e iniciativës së BE-së për zhvillim ekonomik rajonal në Kosovë, e cila ka krijuar një platformë për përmirësimin e situatës ekonomike, krijimin e vendeve të punës” tha Hyseni.

Ndryshe ky panair do të jetë i hapur edhe ditën e enjte./rajonipress/