Uji Dea

Statistikë e rrezikshme: Në botë ka afro një miliard duhanpirës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Edhe pse udhëhiqen fushata të shumta kundër pirjes së duhanit, numri i duhanpirësve në botë vazhdon të rritet dhe i është afruar shifrës prej një miliardi.

Të dhënat e grumbulluara nga 187 shtete të botës kanë treguar se në vitin 2012 duhanin çdo ditë e kanë konsumuar 967 milionë njerëz (ndërsa numri i duhanpirësve në vitin 1980 ka qenë 721 milionë).

Shumë ekspertë, rritjen e numrit të duhanpirësve e lidhin me rritjen e numrit të banorëve. Duke qenë se në 50 vitet e fundit numri i njerëzve është dyfishuar në shtatë miliardë, atëherë është e logjikshme se edhe numri i konsumuesve të duhanit shkon në rritje.

Fundamenti

Në vendet me numër të madh të banorëve, si Bangladeshi, Kina dhe Rusa, numri i duhanpirësve në vitet e fundit po rritet në masë të madhe, kurse më shumë duhanpirës në raport me numrin e përgjithshëm të popullatës ka në vendet në zhvillim.

Nga studimet e Universitetit të Washingtonit është treguar se tre nga dhjetë meshkuj konsumojnë duhan, dhe një nga njëzet femra.

Duhani konsiderohet si njëri nga faktorët kryesorë të rrezikut për zhvillimin e shumë sëmundjeve vdekjeprurëse, duke përfshirë llojet e ndryshme të kancerit dhe sëmundjet kardiovaskulare. /Mjeku.Net/