GRANDEMALL

Stanqiqi vërshohet nga familjet shqiptare, andej e këndej kufirit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Të shtunën shumë qytetar kanë kaluar në pikën kufitare në Stanqiq për të vizituar familjar të tyre në fshatrat shqiptare në Likovë e Kumanovë. Por edhe familjet shqiptare në Maqedoni e kanë shfrytëzuar hapjen e pikës në Stanqiq për të qëndruar në Gjilan e Anamoravë.

Hapja e pikës kufitare në Stanqiq ka ndikuar që të shtunën madje të ketë edhe pritje të gjata për të kaluar kufirin andej dhe këndej fshatrave shqiptare. Ky fluks i madh pritet të ndodhë edhe të dielën.

Familjar të shumtë nga Anamorava ishin nisur drejtë pikës kufitare për të vizituar familjar të tyre andej kufirit në fshatrat shqiptare.

FIDANISHTJA

Ramizi një 60 vjeçar tha se e ka pritur këtë ditë kaherë.”I jam gëzuar kësaj dite sepse për pak minuta mbërrin në vendet ku i kemi të afërmit tanë. Vërtet është një lajm i mirë dhe po shpresojmë që ta kultivojmë ndjenjën e miqësisë dhe ruajtjen e përbashkët të traditave tona”.

Një qytetar nga Sllupqani tha se hapja e pikës në Stanqiq ka gëzuar tej mase familjarët shqiptarë në fshatrat e Maqedonisë.”Kemi shumë miq e familjar të cilët tani do i vizitojmë shumë më shpesh” u shpreh ky qytetar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.