Hidromorava

Stankovic: Qeveria e Serbisë po përpiqet të zgjidh kërkesat e shqiptarëve në Luginë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Beograd – „Qeveria e Republikës së Serbisë dhe Trupi Koordinues janë tërësisht të përkushtuara për zgjidhjen e problemeve legjitime të qytetarëve të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dhe ato probleme të cilët para disa muajve i kanë paraqitur përfaqësuesit e partive politike shqiptare..” ka deklaruar Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për Luginën e Preshevës, njofton “Presheva Jonë”.

Kur është fjala për të drejtat e pakicave nacionale, por edhe të drejtat e pakicës shqiptare, Republika e Serbisë respekton Kushtetutën, ligjet dhe të gjitha konventat ndërkombëtare, ka thënë Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

UBT

„Qeveria e Republikës së Serbisë dhe Trupi Koordinues janë tërësisht të përkushtuara për zgjidhjen e problemeve legjitime të qytetarëve të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, dhe ato probleme të cilët para disa muajve i kanë paraqitur përfaqësuesit e partive politike shqiptare. Presim vazhdimin e bisedimeve me Shqiptarët nga jugu i Serbisë, pas miratimit që i është bërë temave për bisedimet e ardhshme nga Qeveria e Republikës së Serbisë më 4 qershor, tema këto të propozuara pikërisht nga përfaqësuesit e Shqiptareve“, ka thënë Stankoviq.

Trupi Koordinues, së bashku me përfaqësuesit e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, bëjnë përpjekje të vazhdueshme me qëllim të zgjidhjes së përhershme të problemeve në jug të Serbisë, sidomos ato të zhvillimit ekonomik dhe zvogëlimit të papunësisë, si probleme më të mëdha në territoret e këtyre komunave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.