FIDANISHTJA

Standardi i shqipes në katër dekada

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Shoqata e Gjuhës Shqipe e Kosovës, ka hapur konferencën shkencore me rastin e 40 vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i mbajtur për herë të parë në Tiranë në vitin 1972.

Organizatorët e konferencës, Isa Bajçinca, Shefkije Islamaj dhe Hysen Matoshi, në ditën e parë të saj kanë shpërndarë mirënjohje për Rexhep Qosjen, Idriz Ajetin dhe Ahmet Kelmendin si përfaqësues të asaj kohe të Kosovës në Tiranë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi tha se kjo trashëgimi e mirëfilltë është e rëndësishme për të ardhmen dhe mbrojtjen e standardeve të gjuhës shqipe. Krasniqi ndër tjerash u shpreh ”Se gjuha shqipe tashmë ka bërë dyzet vjet si gjuhë e standardizuar, kombi shqiptar në të gjithë hapësirën e tij gjeografike, në shkollë e institucione përdor gjuhën shqipe të standardizuar që nga viti 1972, i mundësuar nga kongresi i Manastirit në vitin 1908. Gjuha Shqipe është gjuhë e gjallë, jo vetëm në kuptimin se flitet nga rreth 10 milionë shqiptar, por se ajo është edhe në zhvillim te përhershëm dialektik” u shpreh Krasniqi.

Të pranishëm të tjerë ishin gjuhëtar nga mbarë trojet shqiptare, të cilët treguan kujtimet e tyre se si kishin ndodhur organizimet e konferencave ndër vite, për të standardizuar gjuhën shqipe. Njëri ndër delegatët e Kongresit të parë të Drejtshkrimit, akademik Rexhep Qosja, si delegat i asaj kohe nga Kosova, tregoi kujtimet e tij në takimet me gjuhëtaret e Shqipërisë në vitin 1972. “Standardet e gjuhës shqipe kanë marrë rrugë nga konferenca e parë e mbajtur në vitin 1972 dhe gjer më tani ka ecur mjaftueshëm në transmetimin e saj në shkolla si gjuhë e unisuar shqipe” tha akademik Qosja.

Mobi Casa

Kryetari i lidhjes së shkrimtarëve Adem Demaçi, pjesëmarrës në konferencë, tha të mos kishte shumë vërejtje për standardin e shqipes, pos atyre gabimeve gjuhësore që bëjnë mediat kosovare. Ndërkaq, profesori i gjuhës shqipe Ahmet Kelmendi, duke kujtuar kohën si pjesëmarrës i konferencës shkencorë në Tiranë, tha se ishin kohë të vështira dhe me ndikim nga politika në atë kohë ”Politika e asaj kohe na bëri të jemi shqiptar e të mburremi sot”, tha Kelmendi. Në këtë konference pjesëmarrës të tjerë ishin edhe: Jani Thomaj, Thanas Feka, Vilma Proko, Sabri Fetiu, Anila Çepani, Bagzad Baliu, Naser Pajaziti etj.

Ndërsa në ditën e dytë me referencat, konferencën gjuhësorë e kanë nisur akademiku nga Shqipëria, Emil Lafe, me temën “Rëndësia historike kombëtare dhe vlera kulturore e Kongresit të Drejtshkrimit”, i cili ndër të tjera tha se kjo ngjarje e gjuhës i kujton atij kohën e dyzet viteve më parë: ” Ne delegatët dhe pjesëmarrësit e tjerë të këtij kongresi na bën të ndjejmë sërish përjetimin e asaj ngjarje të madhe, ishte java e nëntorit të vitit 1972, ishte java e gjuhës shqipe dhe gjuhësisë shqipe” tha akademiku Lafe.

Ndërkaq si pjesëmarrës në këtë konference foli edhe Shefki Sejdiu i cili prezantoi temën “Edhe diçka rreth gjuhës shqipe, gjuhës së njësuar dhe gjuhës standarde kombëtare”. Pas tij me referencë u paraqit studiuesi e shkrimtari Agim Vinca, i cili prezantoi temën “Gjuha standarde shqipe dhe çintegruese” i cili përveç tjerash ka thënë se normimi i gjuhës është një ndër të vetmet probleme që konsiderohet si problem i zgjidhur nga shqiptarët: “Gjuha standarde shqipe është i vetmi problem që ne shqiptarët e kemi zgjidhur deri më tani”, u shpreh Vinca.

Konferenca dyditore ka përcjell edhe tema të tjera me gjuhëtarë si: Haki Ymeri, Abdullah Zymberi, Murat Blaku etj. Konferenca dy ditore është mbajtur për shënimin e katër dekadave të normimit të gjuhës shqipe, dhe në kuadër të 100 vjetorit të shtetit shqiptar.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.