ARKATANA

Sqarohet Riza Abdyli i PDK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sqarim për qëndrimin e PDK-së në lidhje me propozim vendimi për caktimin e lokacionit për zyrat e gjendjes civile në Gjilan. Shefi i grupit te këshilltarëve të LDK nuk e paska kuptuar pse anëtarët e PDK-së në KPF kanë votuar kundër. Por, fatmirësisht janë të regjistruara takimet e KPF, andaj ndiej obligim të sqaroj qytetarët e Gjilanit thuhet në reagimin e Riza Abdylit.

Postimi i plotë

Personalisht, në parim kam paraqitur qëndrimin e PDK pro kësaj pike, mirëpo aty e pamë dhe u lexua një deklaratë nga ana e udhëheqjes së shkollës “Selami Hallaqi” dhe këshillit të prindërve që ishin kundër ndarjes të një pjese të oborrit të shkollës për ndërtimin e kësaj qendre, në lagjen Dardania në Gjilan.

FITORJA

Aty kërkova që lokacioni për lagjen Arbëria të kalojë, ndërsa lokacioni për lagjen Dardania të shtyhet për një kohë derisa të caktohet një lokacion i pranueshëm. Mirëpo propozimi im nuk gjeti mbështetje nga ana e partisë në pushtet, kështu që për shkakun e ankesave nga udhëheqja e shkollës dhe këshilli i prindërve për lagjen Dardania kjo pikë e rendit të ditës nuk mori votat e mjaftueshme për t’u rekomanduar për seancën e radhës.

Pra, që të jemi të qartë, PDK nuk është kundër rregullimit të zyrave të gjendjes civile në dy lagjet e qytetit, por ato bëhen për qytetarin dhe nëse qytetari është kundër ne do ta përkrahim qytetarin e jo pushtetin. Kështu qe ky problem do të sqarohet në ditët në vazhdim thuhet në reagimin e Riza Abdylit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.