Fundamenti

Sqarohet Komuna për akuzat e lëvizjes FOL

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komuna e Gjilanit i quan tendencioze akuzat e lëvizjes FOL se gjoja kjo komunë prinë me shkelje. Nga ai raport shihet se qëllimi nuk është që të publikohet e vërteta dhe faktet por dezinformimi i opinionit thuhet në sqarimin e Zyrës për Informim të Kuvendit Komunal.

Komuna e Gjilanit duke mos qëndruar indiferente ndaj akuzave që kë bërë lëvizja FOL rreth monitorimit të prokurimit në Gjilan ku kjo organizatë e ka cilësuar si shkelësin më të madh në Kosovës, për publikun zyra për informim ka dhënë sqarime plotësuese duke mohuar tendencën e lëvizjës FOL për të futur mjegull në opinionin publik.

Në sqarim thuhet se Departamenti i Prokurimit në Komunën e Gjilanit gjatë periudhës janar-dhjetor 2012 ka kryer gjithsej 141 aktivitete të prokurimit. Për të gjitha aktivitetet e udhëhequra nga Departamenti i Prokurimit, vetëm për katër aktivitete të prokurimit ka patur ankesa në OSHP nga Operatorët Ekonomik, prej të cilave në dy raste lënda është kthyer në ri-vlerësim ndërsa në dy aktivitete tjera është aprovuar vendimi i Autoritetit Kontraktues – Departamentit të Prokurimit në Gjilan.

Nga 4 (katër) ankesat që i kanë dorëzuat operatorët ekonomik në OSHP, në dy prej tyre është aprovuar si i drejtë vendimi i autoritetit kontraktues (pra, i Komunës së Gjilanit).

Nga 4 (katër) rastet vetëm në njërin ankesa ka qenë për përfituesin me çmim më të lartë se ankuesi (i cili në këtë rast ka qenë i papërgjegjshëm) ndërsa në tri rastet tjera janë ankuar ofertuesit me çmime më të larta (sepse përherë në mesin e ofertave të përgjegjshme ne e kemi zgjedhur ofertën me çmim më të ultë e që është në pajtim të plotë me LPP-në).

HW

Konstatimi që Komuna e Gjilanit është gjobitur me 5.000,00€ (pesëmijë euro) dhe se zyrtarit të prokurimit do të duhej t’i revidohet certifikata e prokurimit (te “Mirëmbajtja dimërore e rrugëve”) nuk është i vërtetë, sepse komuna nuk është sanksionuar me masa të tilla nga OSHP gjatë gjithë periudhës në dy mandatet qeverisëse të fundit (prej fillimit të vitit 2008 e këndej). Në urdhëresat e OSHP është pasus standard vërejtja të cilën ju e citoni por nuk ka të bëjë asgjë me rastin konkret.

Në rastin e “mirëmbajtjes dimërore të rrugëve” komuna e ka bërë vlerësimin profesional dhe natyrisht që nuk e ka rekomanduar për përfitues ofertën prej 115 % më të lartë se oferta më e ultë e cila edhe ka qenë ofertë reale dhe e përgjegjshme sikur edhe ajo me çmim të lartë. Komisioni vlerësues me këtë rast e ka kursyer buxhetin e komunës për rreth 100.000,00 € e që është imperativ i përhershëm dhe obligim ligjor.

Nga këto që u shënuan më lartë mbesim me qëndrimin se Komuna e Gjilanit pavarësisht qëndrimeve dhe konstatimeve të lëvizjes “FOL” (do të donim të konstatojmë që ishin joprofesionale, sepse në të kundërtën janë tendencioze) do të vazhdojë që me konsekuencë ta zbatojë ligjin e prokurimit publik i cili mundëson ambient të barabartë për konkurrencën e të gjithë operatorëve ekonomikë të hapësirës së Kosovës.

Në sqarim tutje thuhet se e drejtë dhe mundësi ligjore e çdo operatori është të ankohet, por numri i ankesave nuk i determinon edhe shkeljet sepse po të konstatohej në këtë formë, secila gjykatë e Kosovës do të akuzohej për shkelje. Pra, të bazuarit vetëm në numrin e ankesave si masë për tejkalime të cilat kanë shkaktuar vendimmarrje të OSHP nuk është matje e saktë dhe e shtrembëron të vërtetën. Duhet të përcillet procesi i tërë dhe duhet të bashkëpunohet me autoritetet kontraktuese në komuna dhe në nivelin qendror gjë të cilën lëvizja “FOL” nuk e ka bërë sepse sigurisht e ka patur më lehtë (me më pak shpenzime) ta realizojnë projektin e saj. Kjo shihet qartë në raportin vjetor të Lëvizjes FOL për vitin 2012 “Monitoruesi i Prokurimit”, i cili është bazuar vetëm në statistikën e vendimeve të OSHP në të cilat shihet vetëm një përshkrim i thjeshtë i vendimeve të publikuara nga ueb-faqja e OSHP.

Sigurisht në asnjë rast Komuna e Gjilanit nuk do të jetë vend ku njerëz dhe kompani do të realizojnë interesa të pamerituara thuhet në sqarimin e nënshkruar nga Shefik Surdulli./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.