GRANDEMALL

Sqarim për opinionin publik lidhur me pretendimet e fundit kundër emrit tim

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Që nga fillimet e mia politike, si në nivelin lokal, poashtu edhe në atë qendror, kam shërbyer me qëllimin më të mirë për vendin dhe gjithmonë në suaza të ligjit, asnjëherë e në asnjë kohë ndryshe. I garantoj qytetarët e mi, se jo vetëm në rastin e apostrofuar, por në asnjë rast tjetër, nuk kam rënë ndesh me ligjin, por vetëm i kam kryer detyrat e mia konform autorizimeve që i japin të njëjtat ka thënë Rexhep Kadriu.

Lidhur me shpifjet e ditëve të fundit nga persona të ditur për opinionin, i’u bëj thirrje organeve kompetente që ta sqarojnë rastin deri në fund. Njëkohësisht e vë vetën në dispozicion, në çdo kohë për sqarimin e rastit në fjalë dhe për secilin rast tjetër prej kohës që jam në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.

GRANDEMALL

Puna e madhe e Qeverisë Haradinaj në përgjithësi dhe sukseset e dëshmuara të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit në veçanti, nuk u pëlqejnë të gjithëve, prandaj ne jemi të përgatitur për këto sfida. I siguroj miqtë e mi, se unë, Rexhep Kadriu, jam po i njëjti, aktiv dhe i vëmendshëm në punë, në dobi të qytetarëve të Kosovës. Në asnjë rast dhe asnjë rrethanë nuk kam lejuar veten që të ndërhyj në punët e të tjerëve e aq më pak në administratë.

Kjo është veçse një fushatë e pa faktuar, tendencioze, me qëllimin final shkatërrimin e integritetit tim personal dhe të familjes time, para së cilës ne nuk do të lëkundemi. Ju garantoj se përfundimi i gjithë kësaj maskarade do të na nxjerrë faqebardhë dhe të fituar ka shkruar Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.