Hidromorava

Sporti gjilanas në 2015 jo i kënaqshëm

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Për sportistët e Gjilanit viti 2015 ishte një vit mjaft i vështirë me peripeci të mëdha si nga ana financiare një ashtu edhe në garat të cilat marrin pjesë. Në të gjitha vendet është një traditë që në fund të vitit të përzgjidhen më të mirët duke u shpërblyer për sukseset dhe kontributet e dhëna për gjatë një viti.

Në qytetin e Gjilanit edhe në këtë vit këtë kënaqësi sportistët e Gjilanit nuk do ta kenë që të shpërblehen nga Komuna e Gjilanit për rezultatet e arritura, këtë kënaqësi sportistët do ta kenë në muajin Qershor të vitit 2016.

Sidoqoftë kjo praktikë nuk është fare e pëlqyer pasi edhe vetë Federatat dhe Institucionet Botërore e Evropiane gjithmonë në fund të vitit bëjnë përzgjedhjen e më të mirëve, shpresohet se kjo praktikë do të korrigjohet në të ardhmen.

Komuna e Gjilanit me buxhetin e saj ka bërë përpjekje maksimale me aq forcë që ka t`ju del në ndihmë klubeve të saja, por edhe kjo shumë e ndarë për sportistët Gjilanas as për së afërmi nuk i përmbush kërkesat e saj.

Gjatë vitit 2015 Komuna ka ndarë për sportistët e saj Subvencione 118.238€ sipas kërkesave të klubeve të qytetit.

Primatin e më të mirit dhe të pa konkurrencë janë Volejbollistet e Dritës jo vetëm në Komunën e Gjilanit por në tërë Republikën e Kosovës.

Vashat e Dritës shkelën gjithçka para vetës duke bërë me dije se mund të mburremi me këtë mes sportiv dhe profesionist, Komuna këtij mesi nga buxheti i saj i ka ndarë 5.000€.

Befasia më e këndshme gjatë këtij viti ishte KF Gjilani i cili u inkuadrua nga Liga e Parë në Play off në Superligën e Kosovës duke u renditur në pjesën e epërme të tabelës së klasifikimit njëherit është edhe pretendent kryesor për të fituar titullin e kampionit në futbollin e Kosovës. Kjo skuadër nga Komuna ka marrë 23.000 € gjatë vitit 2015.

KF Drita e cila në ‘Play Out’ arriti të siguroj mbijetesën në Superligën e Kosovës nuk i kënaqi dashamirët e sajë ajo gjatë tërë edicionit të garave patë batica dhe zbaticat e saja duke u renditur në mesin e tabelës së Superligës së Kosovës.
KF Drita mban liderin për ndarjen e mjeteve nga Komuna me 35.000 €.

Dikur qyteti i Gjilanit mburrej me Basketbollin, por në këtë mesë ka probleme të mëdha si në fondin e basketbollistve njëashtu edhe në menaxhimin e këtij klubi basketbollistët e Dritës bëjnë gara në Ligën e Parë sa për të mos u shuar ndërsa Komuna ka ndarë për këtë klub hiq më pak se 10.000 €.

Në gjendje alarmante janë KF Drita në konkurrencën e femrave ato zhvillojnë garat sa për të mbijetuar gjithçka është në mënyrë vullnetare ndërsa komuna këtë klub e ka ndihmuar me 3.000 €.

RCCOLA

Gjendja më alarmante është në hendbollin Gjilanas me të cilën dikur mburrej jo vetëm qyteti por tërë Kosova në këtë sport vetëm figuron emri i klubit i pa perspektiv gjithçka është vullnetare ndërsa komuna e ka ndihmuar me 3.000 €.

Në një gjendje të tillë janë edhe hendbollistet e Dritës ky klub është sa për të qenë, pa asnjë perspektivë e lënë pas dore dhe pritet në çdo moment të shuhet, Komuna ka ndihmuar hendbollistet me 3.000 €.

KH Zhegra e cila bënë gara në Ligën e Parë është ndihmuar me 4.000 €.

KF Gjilani dhe KF Dritës ju ka bashkangjitur edhe KF Bashkimi i cili garon në Ligën e Dytë me gjasa të mira të inkuadrohet në Ligën e Parë.
Nga Komuna ky klub është ndihmuar me 3.000 €.

Boksierët e Gjilanit garojnë vetëm në turne të ndryshëm të boksit mund të dallohen 2-3 boksierët me rezultate të mira ky mesë është ndihmuar me 3.000 €.

Komuna e Gjilanit me mjetet financiare të cilat i ka poseduar ju ka dalë në ndihmë në mënyra të ndryshme edhe Klubeve të Karatesë për garat e ndryshme të cilat i kanë pasur si në Kosovë njëashtu edhe jashtë saj.

Siç janë KK AS, KK Dardania, KK Elita , KK Drita dhe disa klubeve të vogla apo turneve të ndryshme të cilat i ka organizuar Komuna duke rrumbullakuar shumën totale të vitit 2015 në 118.238 €.

Duhet përshëndetur gatishmërinë e Komunës së Gjilanit e cila sipas mundësive të tyre buxhetore ju ka dalë në ndihmë klubeve të saja duke ju lehtësuar sado pak vështirësitë të cilat ballafaqohen klubet.

Është mirë që edhe klubet të mos keqpërdorin buxhetin e Komunës për teket e tyre por për çdo cent të marrë nga Komuna t`ju raportojnë njerëzve përgjegjës për shpenzimet e këtyre mjeteve financiare.

Shpresohet se viti 2016 do të jetë më i begatshëm për sportistët e Gjilanit, por për të pasur një sukses të tillë duhet punuar në mënyrë profesionale, por edhe njerëzit kompetent të Komunës t`ju dalin në ndihmë kur kanë nevoje këto klube dhe të kërkohet përgjegjësi nga klubet të cilat thithin mjetet financiare të Komunës./sylejman ismajli/rajonipress/