Hidromorava

Spondiliartroza, ç’duhet të dimë

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nga Jorida Kuçaj, reumatologe, Spitali Amerikan – E njohur si deformim i shtyllës kurrizore, po përhapet me një rendiment të lartë sot në kohën moderne. Në të kaluarën të prekurit nga kjo sëmundje ishin të moshuarit për shkak të plakjes, ndërsa sot gjithnjë e më shumë preken grupmoshat e reja.

Spondiliartroza (Spondylitis) është një sëmundje që ka të bëjë me dëmtimin e shtresës tendinoze, diskut, që ndodhet midis dy sipërfaqeve artikulare të dy vertebrave fqinje. Ndryshe, mund të quhet pezmatim (inflamacion) i disqeve vertebrale. Pra ajo është një proces inflamator, i cili qëndron në bazë të shumë artrozave.

Emri spondiliartrozë vjen nga greqishtja e vjetër, ku spondilos do të thotë vertebër. Shkaqet e kësaj gjendjeje apo sëmundjeje janë disa dhe të panjohura mirë. Flitet për karakterin gjenetik dhe familjar të spondiliartrozës, si dhe është deshifruar geni bartës i saj që ndodhet në sistemin autoimunitar të organizmit të njerëzve të prekur nga sëmundja. Geni quhet HLA-B27.

Gjithsesi, nga mjekët, sot njihen mjaft mirë faktorët predispozues që ndikojnë në shfaqjen dhe zhvillimin e saj ku si më të rëndësishme përmenden ato mekanike, deformimet e shtyllës kurrizore prej pozicionit që ne i japim trupit. Prandaj, shpesh mund të na bie të dëgjojmë që për spondiliartrozë ankohen njerëz, të cilët punojnë me ngarkim-shkarkim peshash të rënda apo ata që kanë punë ulur (ndryshe, në shqip, kjo sëmundje është quajtur sëmundja e llogaritarit).

Klinika

Kjo sëmundje prek me shpesh dy segmente të shtyllës kurrizore: atë të qafës (cervikale) dhe atë të mesit (lumbale dhe sakroiliace). Si rezultat i dëmtimit të disqeve intervertebrale, me kalimin e kohës këto të fundit dalin jashtë vertebrave, shtypin nervat dhe tufat nervore që ndodhen me shumicë në pjesën anësore të shtyllës duke shkaktuar kështu dhimbjen. Kjo e fundit, në mjaft raste, sidomos në ato të acarimit të gjendjes është e intensitetit të lartë. Në këto raste, kemi ngrirje (rigiditet) të shtyllës, duke e detyruar të sëmurin të qëndrojë në shtrat për ditë të tëra. Për rrjedhojë, siç mund të kuptohet dy ankesat kryesore të spondiliartozës janë dhimbja dhe rigiditeti. Lokalizimi i dhimbjes varion në varësi të lokalizimit të vetë spondiliartrozës. Në prekjen e qafës, dhimbja është e lokalizuar në qafë, që shpërndahet më pas në supe, në krahët dhe shpesh në pjesën e pasme të kokës. Në spondiliartrozën e pjesës lumbale (mesit) të shtyllës kurrizore, dhimbja është kryesisht e lokalizuar në këtë regjion me shpërndarje në ekstremitetet e poshtme. Spondiliartroza sakroiliace (kockave të pasme të legenit) shoqëron shpesh atë lumbale, megjithëse mund të shfaqet edhe si e vetme. Dhimbja në këtë lloj spondiliartroze është më intensive ku në shumicën e rasteve shoqërohet me ngrirje të mesit dhe shpërndahet në të dy kofshët duke arritur deri në gjunjë.

Eco Higjiena

spondiliartrozaSpondiliartroza, krahas disqeve intervertebrale mund të prekë edhe tendinet e muskujve në vendin e fiksimit të tyre në kocka. Kjo shpërndarje e procesit inflamator (pezmatim-it), së bashku me dëmtimin e indit nervor fqinj shpjegon përhapjen e dhimbjes në indet përreth vertebrave. Diagnoza e sëmundjes vendoset ne baze te ankesave te pacientit, ekzaminimit objektiv të tij nga ana e mjekut dhe ekzaminimit radiologjik (rrezet rentgen ose X) të shtyllës kurrizore.

Sëmundja është kronike dhe nuk ka zhdukje përfundimtare të saj, pra shërim të përhershëm. Njëkohësisht, ajo nuk është jetë-kërcënuese, por sjell shqetësim dhe prishje të kualitetit të jetës, sidomos në periudhën e acarimit. Ajo, si sëmundje kronike, për rrjedhojë, edhe dhimbja, ka karakter ciklik me acarime kryesisht në kohën e ndryshimit të stinëve.

Komplikacionet

Komplikimi më serioz i spondiliartrozës, i cili është mjaft i vështirë në korrigjim është hernia diskale. Mjekimi i spondiliartrozës konsiston në dy qëllime: parandalim të zhvillimit të mëtejshëm të sëmundjes (deformimit të shtyllës kurrizore) dhe mjekim kundër dhimbjes.

Një vend të veçantë në parandalimin e zhvillimit të saj luan fizioterapia e shtyllës kurrizore, që konsiston: edukimin për mbajtjen në pozicion normal të trupit (shtyllës) gjatë qëndrimeve ulur për një kohë të gjatë, ndalim të ngritjes së peshave të rënda, me qëllim parandalimin e deformimeve të shtyllës, masazh në periudhën e dhimbjeve dhe ushtrimeve të veçanta për të zhvilluar muskujt që ndodhen midis vertebrave, zhvillimi i mirë i të cilëve do të ulë “fërkimin” e vertebrave me njëra-tjetrën gjatë lëvizjeve, duke bërë të mundur jo vetëm parandalimin e deformimeve të mundshme të vertebrave, por edhe ruajtjen e aftësisë për të kryer aktivitetet normale të përditshme. Medikamentet që parandalojnë avancimin e sëmundjes dhe ndihmojnë në qetësimin e dhimbjes janë ato të grupit të anti inflamatorëve jo steroide (në literaturë të huaj quhen Non-SAID-s).

Nga disa prej tyre do të qe e vlefshme të përmendeshin: aspirina (mjaft e njohur), indometacina, naproxenetj. Fakt është që industria farmaceutike punon vazhdimisht në përmirësimin e cilësive të këtij grupi medikamentesh; ndër të tjera në parandalimin e efekteve anësore – ku më i rëndësishmi është pezmatimi i stomakut. Pra, mjekimi i spondiliartrozës është profilaksia (që synon në parandalimin e sëmundjes apo acarimit të saj) dhe fizioterapia./gazeta shendeti/