UBT

Spitali i Gjilanit nis me investimet kapitale

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Selami Kurteshi zëdhënës i spitalit tha për rajonipress se menjëherë pas aprovimit të buxhetit për vitin fiskal 2014 nga ana e kuvendit, në Spitalin Rajonal të Gjilanit zyra e prokurimit në bashkëveprim me menaxhmentin në krye me drejtorin Abdylatif Latifi janë mobilizuar dhe kanë filluar me procedurat tenderuese për të gjitha kategoritë ekonomike përfshirë edhe investimet kapitale.

Kurteshi tha se kanë vazhduar punimet e mbetura nga viti paraprak si dhe fillimi i punëve të reja në renovimin e objekteve ekzistuese, rregullimin e hapësirave të gjelbëruara, servisimin e aparaturave si dhe blerjen e aparaturës së re. “Të gjitha këto në krijimin e kushteve sa më të volitshme për punë të stafit ekzistues, të gjitha këto në shërbim të pacientit”.

Kurteshi tha se ka përfunduar procedura e tenderimit për furnizim me derivate të naftës për ngrohje dhe ambulanca, dhe është nënshkruar kontrata në vlerë prej 121917,79 Euro me operatorin fitues “HIB petrol” Ferizaj.

Sipas tij është nënshkruar kontrata për hartimin e projektit për renovimin dhe meremetimin e infrastrukturës spitalore për punët e parapara për vitin 2014 në vlerë prej 4300.00 euro. “Kanë filluar dhe përfunduar të gjitha procedurat tenderuese për furnizime emergjente me materiale medicinave derisa operatori fitues i kësaj kontrate është “Friends Medical” nga Prishtina”.

Fundamenti

Gjithashtu sipas Kurteshit ka përfunduar edhe procedura tenderuese për furnizim me barna emergjente në shumë prej 9777.00 euro. “Është duke u bërë demolimi i garazhave të vjetra si dhe rrafshimi i vendit, dhe puna rreth rregullimit të hapësirave të gjelbëruara. Kemi procesu me kërkesë të marr nga Ministria e Shëndetësisë për furnizim me barna të listës esenciale dhe materiale shpenzuese me kontrata të cilat kanë qenë të nënshkruara me operatorin ekonomik dhe M.SH. në vlerë prej 113000.00”.

Sipas tij në procedurë është edhe furnizimi me reagensë për aparaturat laboratorike, furnizim me material shpenzues për Ortopedi, furnizim me veshje komplete për stafin mjekësor dhe sallat operative si dhe qarshafë dhe qebe për pacient.

“Në procedurë tenderuese është edhe renovimi dhe meremetimi si dhe izolimi i ndërtesës së vjetër të spitalit si dhe rregullimi i nyjeve sanitare, pastaj ofertat për furnizime të aparateve të anestezionit me gazra qendrore, servisimi i pajisjeve radiologjike si dhe CT-së. Poashtu edhe shumë projekte të tjera që janë në procedurë “tha zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Gjilanit./rajonipress/