Spiralen e krizës politike po e paguajnë qytetarët

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Dialogu ndërmjet pozitës dhe opozitës nuk duket.Badallaj: Kjo krizë do ta detyrojë faktorin ndërkombëtar që të ndërhyjë për formulën e zgjidhjes

“Kosova veçse ka hyrë në drejtim njëkahësh dhe vështirë që politikanët tanë do të mund t’i japin kah të drejtë zgjidhjes së krizës dhe stabilitetit të funksionimit të shtetit, pa ndërmjetësime të ndërkombëtarëve, e këta të fundit ndërhyjnë kur është fundi, apo ta themi “pika e vlimit”, ku të gjitha parimet demokratike nuk do të vlejnë, e vështirë që edhe organet e sigurisë mund ta ruajnë stabilitetin”, u shpreh analisti Albrim Badallaj për “Kosova Sot”

UBT

Pavarësisht që zgjedhja e presidentit të ri të vendit javën e kaluar nuk do të mund të kontestohet nga aspekti procedual dhe përputhshmëria me Kushtetutën dhe rregullat e brendshme të Kuvendit të Kosovës, nga qëndrimi i fortifikuar i dy blloqeve politike në pozitë dhe opozitë, pa një kulturë të mirë- filltë të dialogut politik, për analistët politikë nuk shihet ndonjë mundësi e stabilizimit të situatës politike dhe funksionalizimit të institucioneve të shtetit në vend. Kjo edhe do të prodhojë një fazë të re të thellimit të krizës, me rrezik të zgjatjes së një spiraleje të destabilitetit të vazhdueshëm, që më nuk ka kthim prapa.

Analistët politikë nuk presin që në këtë situatë të tensionuar tej mase të ndodhë befasia e papritur nga Presidenca e re, duke i ofruar vendit një zgjidhje të re, e cila akcepton edhe zgjedhjet e reja si mundësi zgjidhjeje të krizës së thellë në vend, apo ndoshta edhe një konfiguracion të ri fare, me prurje të reja në Qeverinë e vendit, respektivisht me një kryeministër të ri, dhe kthimin e Mustafës në Kryesinë e Kuvendit si rrotacion politik në institucione, në favor të kompromiseve për zgjidhjen e problemit./kosova sot/